FMN po përgatit blerjen e Shqipërisë ?

nga Doriana Metollari

FMNja po këmbëngul sidomos për reformat strukturore, në të drejtën e pronës, në Shqipëri. Pastaj reformat në qeverisje dhe gjyqsorë sigurisht, por merak ka pronat tani. Dhe në fakt qeveria po tregon se i ka përveshur mëngët për të rregulluar dokumentat e pronave, sistem ku qeveritë shqiptare nga njëri mëndat në tjetrit kanë gatuar një supë që vetëm po e than Shqipërinë me çështjet e humbura në gjykatat ndërkombëtare, në vend që ta ngopë. Por, qeveria po e ndreq gjithë këtë, dhe FMN nuk harron t'ia kujtojë sa herë që ka takime në Tiranë. Mos harroni pronat ! Ato duhen. Marrim një shëmbull. Ju blini një shtëpi dhe e merrni një kredi në bankë. Nuk arrini t'ia ktheni paratë bankës, çfarë ndodh me ju ? Banka ju merr shtëpinë, e ia shet kujt ? Atij që ofron më shumë, sigurisht. E njëjta gjë ndodh dhe me FMNnë, alias SHBA. Shqipëria nuk kthen borxhet, çfarë do të ndodhë ? Llogjika të çon që mund të marrë troje, aeroporte, zona turistike. Pse jo ? A nuk është blerë dhe Greqia kështu ? A nuk po blihet ? A nuk është blerë Argjentina për pesë Lekë nga sipërmarrësit amerikanë ? Është blerë. Sigurisht po të jemi më të vëmendshëm do të shohim dhe skenare më dramatike në vende të tjera. Nëse mendon për shqipërinë, sytë të shkojnë tek turizmi, nafta, minierat, atë që lakmojnë të gjithë. Pyetja është: a do të jetë ky fati i shqipërisë ? Apo duhet të përdorim, kohën e tashme për këtë ?

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet