Fitoren do ta përcaktojnë rezultatet e vogla

nga Doriana METOLLARI

Teksa epidemia e koronavirusit në Shqipëri duket se është mjaftueshëm nën kontroll, masat e reja që po kërkon qeveria, vazhdim i izolimit nëpër shtëpi, do të jenë ende e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë.

Epidemia po kontrollohet nga ekspertë që vendosin për strategjinë e kësaj lufte dhe shumë argumente të cilat janë në tavolinat e debateve nuk po kalojnë pa u parë mirë nga profesionistët. Kjo mund të vlejë dhe pas koronës.

Rritja e rasteve të reja në Shqipëri ka pësuar një ngadalësim, sot vetëm 6%, dhe me rëndësi fakti që nuk ka patur të infektuar nga jashtë, siç raportuan burime zyrtare.

Lufta që po bën Shqipëria, për momentin, është vetëm mbrojtja, por për ne të gjithë ilaçi më i mirë është transformimi dhe përshtatja më jetën e re. Duhet të shumëfishojmë të mirën për të luftuar të keqen, por nuk mund të mbyllim sytë para vuajtjeve. E megjithatë rastet duhet ti zgjidhim me gjakftohtësi dhe racionalitet. Të luftojmë preferencat partiake, para halleve të popullit, të gjithë janë njëlloj kur bëhet fjalë për të drejta që i garanton ligji, dhe para nevojave që kanë.

Vendi është nën epidemi dhe ka nevojë për doktorë, jo politikanë që i dinë të gjitha. Ka nevojë për profesionistë jo gjitholog. Cështjet e mëdha që po diskutohen nga tryezat që përfshijnë të gjitha fushat gjithsesi nuk duhet të na izolojnë nga panorama globale, apo ajo e fqinjëve. Prandaj shkëmbimi i informacioneve apo qartësia që duhet të kemi është shumë e rëndësishmë për të parë masat që duhet të marrim ne.

Ne ende nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më vonë, sa do të zgjasë e gjitha kjo, apo nëse do t'ia dalim ndonjëherë, por ndoshta gjëja më ë mirë dhe më e mënçur që mund ti bejmë vetes është të mos e mendojmë për tani. Gjëja me ë rëndësishme është ti zgjidhim problemet sot, të kemi besim, të mos përhapim panik, dhe të mbajmë afër miqtë. Diku kam lexuar se fitorja është shuma e rezultateve të vogla të përditshme. E vërtetë më shumë se kurrë.

Nuk besoj se vlen vetëm për ne, vlen në përgjithësi. Marëdhëniet e mira dhe bashkëpunimi me fqinjët BE duhet të veprojë si një trup i vetëm. Do të jenë kryesore.

Fitoren do ta përcaktojë taktika, analiza e sjelljes së "armikut", strategjia, mbrojtja e ekonomisë, dhe në fund ai zinxhiri i padukshëm që do të lidhë të tera bashkë dhe do ti ndriçojë rrugën, dikujt më shumë apo dikujt më pak, dashuria për jetën.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet