Format e dhunës ndaj grave - nga Rene WADLOW

25 nëntori është dita e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si "Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave". Dhuna ndaj grave është një dukuri që vazhdon të jetë në shifra alarmante, gjatë gjithë vitit, megjithatë është menduar të ketë një ditë të veçantë kundër këtij fenomeni, prezent në të gjithë botën. Dhuna ndaj grave mund të marrë forma të ndryshme. Ka raste kur ajo shfaqet jo vetëm fizikisht por edhe në personalitetin dhe dinjitetin e tyre. Si qytetarë të botës, ne kemi nevojë për të vënë theksin në universalitetin e dhunës ndaj grave, por edhe në shumëllojshmëri të formave të dhunës. Ne duhet të shohim më përtej asaj që ofon një botë e sunduar nga maskilizmi dhe pagarazia gjinore. Vlera e një ditë të veçantë për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, është se kjo ditë shërben si një kohë e analizave të çështjeve që kanë ndodhur në afate të shkurtra kohore. Ndër to mund të përmëndim, krijimin e një numri të madh të shtëpive për gratë e dhunuara dhe programe të tjera në vazhdimsi.

Si në nivel ndërkombëtar të OKB dhe në nivel kombëtar dhe lokal, ka pasur programe të përkushtuara për barazinë e grave dhe për promovimin e tyre në të gjitha fushat e jetës. Kështu, është e rëndësishme të theksohet se gratë nuk janë vetëm viktima që kanë nevojë për mbrojtje të veçantë, por edhe se gratë duhet të marrin pjesë plotësisht dhe në mënyrë efektive në të gjitha aspektet e shoqërisë dhe të dinë të sillen edhe të mbrohen.

Megjithatë, gratë kanë mbetur kryesisht i padukshme dhe të padëgjueshme duke u lejuar që të ketë një rol kyç vetëm në "sektorin informal" . Këtu përfshihen ata sektorë të ekonomisë që janë më pak të organizuar dhe janë lënë shpesh jashtë statistikave të ekonomisë formale. Gratë janë kthyer në sektorin joformal, ose janë shtyrë drejt tij, si një mënyrë për të mbështetur jetesën për familjet e tyre.

Në sektorin joformal, gratë mbijetojnë dhe shpesh kanë një përgjegjësi të madhe për ekonominë e të gjithë familjes. Baballarët shpesh mungojnë, qoftë nga nevoja, qoftë nga kërkesat e vetë gruas. Disa gra punojnë shunë mirë edhe në sektorin joformal dhe shërbejnë si një model, ose si një shpresë, për atë që të tjerët mund të arrijnë. Gratë e vetëpunësuara ndihmohen më shumë nga programet e mikro-kredive. Këto lloje kredishë janë të dobishme, por të rrallë herë të lejojnë për të lëvizur jashtë ekonomisë informale.

Puna e grave në sektorin informal përbën një pjesë të madhe të punësimit total të femrave në shumicën e vendeve në zhvillim të Afrikës, Amerikës Latine dhe Azisë. Gratë punojnë si prodhuese të ushqimit, tregtimit, si punëtore shtëpiake apo si prostituta dhe gjithnjë e më shumë janë të angazhuara në trafikun e drogës. Të gjitha këto bëhen për të fituar të ardhura për të ushqyer fëmijët e tyre. Sektori informal është shpresa e tyre e fundit për mbijetesë ekonomike dhe sociale për veten dhe familjet e tyre.

Pabarazia gjinore dhe muret e ndërtuara përreth sektorin informal janë shenjat e "dhunës heshtur" ndaj grave. Amartya Sen e ka përcaktuar si sfidën më të madhe të zhvillimit njerëzor "zgjerimin e jetës dhe mundësive të pakufizuara në të cilat shumica e njerëzve s'do duhet të jenë më të burgosur nga forcat e rrethanave". Më 25 nëntor, në këtë ditë për eliminimin e dhunës ndaj grave, ne duhet të shohim nga afër në shumë barriera sociale, kulturore dhe ekonomike të cilat na i minimizojnë mundësitë.

* Autori është bashkëpunëtor i Hermesnews dhe president i shoqatës World Citizens

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet