Hapja e Wuhanit dhe kontrolli për rrezikun nga infektimi, duhet të jenë paralel

Momenti final erdhi, pasi Wuhani ishte në karantinë të super kontrolluar për 76 ditë. Autoritetet nuk e kanë quajtur si “fitore”, por kanë vlerësuar faktin që nuk ka më të infektuar dhe viktima, por kjo sipas tyre nuk do të thotë se rreziku është “zero” edhe pas rrihapjes së qytetit dhe masat e marra do të jenë po aq të rrepta si më parë.

Wuhani erdhi në këtë ditë, vetëm dy javë pasi ligji i ndalimit të lëvizjeve në të gjithë provincën Hubei u hoq zyrtarisht. Por, njerëz në të gjithë vendin kanë nisur të shqetësohen në lidhje me ata të cilët lëvizin nga Hubei dhe Wuhani në drejtim të qyteteve të tjera, duke ngritur frikën e përhapjes sërisht të virusit .

Sipas drejtuesve të qeverive lokale, ky është proces normal, pasi banorët duan kohë të adaptohen me dinamikën e re të jetës. Mbyllja dhe hapja e Wuhanit ka qenë një eksperiment i jashtëzakonshëm për qeverinë urbane.

Kinezët nuk dihen totalisht të sigurt teksa shohin Wuhanin të hapur. Raste të reja infektimi janë paraqitur nga qeveria edhe pas hapjes së provincës Hubei. Janë dy lloj opinionesh për publikun. Njëri është i mbushur me dyshim dhe tjetri është duke pritur me dëshirë rinisjen e jetës dhe punës. Sa për banorët e Wuhanit, disa janë të kënaqur që panë përfundimin e “burgut”, ndërsa të tjerët deklarojnë se procesi i “superkarantinës” ende nuk ka përfunduar për t’u siguruar totalisht.

Kina është duke lëvizur ngadalë dhe me dyshim, procese të cilat duket se janë pak kontradiktore. Nuk ka më asnjë rast në Wuhan. Qeveria kineze ka marrë vendimin më të duhur për mbylljen totale të qytetit, sepse besohet në shkencë. Tani duhet të mbështeten akoma në shkencë dhe të rifillojnë punën dhe prodimin e përgatitjes për moslejimin e një “shpërthimi të dytë” të bazuar në situatën aktuale.

Ajo se çfarë po bën qeveria lokale, është kurajoja që duhet për normalizimin e jetës në Wuhan, duke parë se rreziku i infektimit mund të varet nga puna dhe masat e forta në kontrollin e sistemit shëndetësor. Teksa bota e ka parë shumë të vështirë zhdukjen e virusit, duket se është shumë e vështirë të fitohet besimi për sigurinë absolute.

Lufta ndaj këtij apo viruseve të tjera do të jetë shumë e komplikuar. Qeveria kineze duhet të marrë masa të tjera për kësi rastesh gjatë gjithë kohës. Kinezet duhet të bëhen mendërisht të fortë, nuk duhet të kenë ndjenjën e frikës teksa përballen me një raportim të ri të infektuari. Qeveritë lokale duhet të shohin me sy të fortë çdo shenjë të epidemisë teksa promovojnë punën e bërë. Ky është një test për të gjithë shoqërinë kineze.

Disa vende perendimore, sugjerojnë që puna të jetë shumë e shkurtër teksa vuajnë nga epidemia, duke shkaktuar një risk shumë të madh të kontrollit të punës dhe të ardhurave.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet