Hidh farat dhe do të korrësh

nga Doriana METOLLARI

Një periudhë e errët dhe e vështirë e jona, me rrugëdalje që kërkojnë forcë, besim, dhe kurajo. Shumë kush mund të dëshpërohet sepse arritjet e lehta mund të fundosen shpejt, por për të tjerët mund të jetë një mundësi e dytë, shumë më e thjeshtë në organizim dhe e qartë në objektiva.

Kjo ndalesë na kujton atë që nuk e kemi bërë siç duhet, energjitë e humbura rrugës, distanca që shkurtuam dhe të tjera që po i mbajmë gjatë. Por e rëndësishme është se prej këtu mund të startojmë me një projekt të ri.

Mund ta riorganizojmë jetën dhe punën mbi një filozofi dhe strategji të re, prandaj kjo qetësi dhe reflektim shërben për të rinisur me më shumë energji se më parë. Njerëzit kanë kohë të shfletojnë gazeta dhe të informohen, të reflektojnë për emocionet dhe për jetën që kanë patur kurajo ta bëjnë. Mund të rigjejnë thellësinë brenda vetes dhe solidaritetin njerëzor. Mbi të gjitha të mos lejojnë që ti fundosin shqetësimet dhe pasiguritë, të mos humbasin nëpër rrugët e dëshpërimit, apo panikut.

Të përveshin mëngët për të punuar, dhe të rriten profesionalisht, por jeta jonë është brenda një komuniteti dhe duhet ti respektojnë hapësirat dhe të shfaqin më të mirën.

Ky virus dhe kjo situatë nuk duhet të vërë poshtë apo të çorodisë askënd. Ekziston një e ardhme më e mirë, me zemër të madhe dhe dëshirë, prandaj kurresesi nuk duhet ta lëmë veten pas dore.

Distancat sociale nuk duhet të na bëjnë më të ftohtë. Nganjëherë duhet kurajo për të mbajtur për dore ata që do, por shpesh herë toni i qetë dhe i dashur i zërit, apo shprehje që të japin siguri mund të shërbëjnë shumë për të vendosur lidhje të gjata dhe të qëndrueshme në kohë.

Ja pra, sot ke kohë të mendosh për të tëra këto. Në kohë të krizash ndjen më shumë se kurrë dëshirën për jetën. Është momenti të përqëndrohemi për të fituar vendin që meritojmë, si fillim në mendjen, më pas dhe në të përditshme.

Nëse ke një projekt të ri, fillo të merresh që sot. Hidh farat dhe do të korrësh nesër, por sigurohu më parë që terreni të jetë pjellor.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

3 Komentet

  1. Aldo  e Diel 10 Maj, 2020

    👏👏👏bravo Doriana, Kjo është gazetari motivuese që nuk mbjell as urrejtje dhe as nuk manipulon lexuesit per të bërë audience, për këto shkrime duhet të të vlersojnë si ne Shkodër si në Tiranë pastaj ne Shqipëri dhe Diasporë se për kështu shkrimesh ka nevojë kjo shoqeri që të udhëhiqet drejt së ardhmes.

  2. ekselente  e Enjte 7 Maj, 2020

    Dori ke folur qarte dhe thjesht. Ne nje vend isi ky eshte pak e veshtire te ecesh sepse mungojne mbi te gjitha idete, por ti je nje nder ata njerez qe nuk ndalesh. Bravo te qofte.

  3. Gjergj  e Enjte 7 Maj, 2020

    Ky mesazh tregon qartë që koha është uniteti dhe nuk duhet çuar dëm. Të harrosh do të thotë të mbash mend pa vuajtur.✍ Suksese🤗