Ja mbërriti Venecia !

nga Luan Kurti

Ja mbërriti Venecia. Drejtësia sipas Venecias është një gjë e mirë! Drejtësia nuk mund të zgjidhet me padrejtësi! Pikë! Mund ta zgjidhni me 2/3 ose me 3/5 demokratikisht, mazhorancë dhe opozitë! Pikë! Ekspertët kanë bërë një punë të lavdërueshme, përjashtuar nja dyzet pika të draftit! Nuk lejohet kontrolli i llogarive financiare dhe tabulateve telefonike të gjyqtarëve, pa kërkesën e tyre! Pikë! Dhe tani po afron Dita e Verës dhe duhet ta festoni me ballokume! Pikë! Për çdo paqartësi që është e qartë si drita e diellit, duhet të qartësoni veten dhe pastaj të mos thoni se jemi të paqartë! Pikë!

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet