Ja pse fëmijët nuk duhen dalluar

nga Manjola Baçi

Hermesnews - Kemi dëgjuar dhe na thuhet, që të mos bëjmë dallime midis fëmijëve. Herë të çuditur, e herë të vendosur si diçka e drejtë, sërish kuriozohemi se çfarë ndodh nëse ne kemi fëmijën tonë të parapëlqyer kjo edhe për faktin që i ngjan karakterit tonë.

Kjo ndodh dhe vjen natyrshëm, jo me bazë tendence për të pasur dashurinë e më të mirit. Ky dallim bëhet kur janë dy ose më shumë fëmijë në familje. Që të shpjegojmë se përse ky dallimi përfshin të dy prindërit, rendisim arsyet e motivuara nga subkoshienca e fëmijërisë sonë të hershme.

I quajtuar nga gjuha studimore nga Psikologët e zhvillimit të fëmijës, kjo sjellje vjen nga modeli i prindërimit dhe sesi zhvillojnë këtë lidhje emocionale me fëmijët e tyre. Edhe pse të rritur e prindër, nuk është tregues se janë të pagabueshëm në veprimet e tyre. Kjo ndjesi për të pasur të preferuar, nxjerr pritshmëri nga vetja që njëri nga fëmijët na ngjajnë në sjellje, veprime, në logjikë, dhe kjo përforcon këtë reflektim që pasqyrohet tek ne, me një fjalë na pëlqen sjellja, logjika e fëmijës edhe pse të irriton, pasi gjejmë veten tek fëmija që kemi qënë.

Por mund të jetë edhe e kundërta e saj, që nuk na pëlqen ngjashmëria që kemi me të, pasi shohim dobësitë tona me një të kaluar jo të mirë. Pse ka rëndësi që me fëmijët të mos bëjmë dallime ?

Gjuha e shkencës në zhvillimin e fëmijës, ka treguar mjaft aspekte jetësore sesi duhet të sillemi dhe si të heqim zakonet negative që nuk sjellin produktivitet në zhvillim të shëndetshëm të fëmijës dhe të familjes. Kur themi që të mos bëjmë, apo nuk duhet, nuk kam tendencë të imponojë apo urdhërojë, por një mënyrë për të thënë që të përpiqeni, pasi dallimet jo vetëm tregojnë veçori, por lënë vend edhe për intepretime jo të kënaqshme ndaj njërit apo tjetrit.

Dallimi në vetvete të fjalës sjell privim, të njërës palë dhe tregon pamaturi të shprehisë së gulçuar të gjëndjes emotive.Trysni që sjellin ballafiqim nuk përcon tregues të mirë, e kam fjalën për sjellje të nxituara,në kontekst të asaj që pasqyron kur dallimi bëhet më evident (i dukshëm) seç duhet.

Si të jemi të njëjtë me fëmijët.

Duke u njohur me analizën e mësipërme, e keni gjetur veten me sjelljet sesi keni vepruar me fëmijët, dhe po ndiheni në faj. Nuk keni pse, janë sjellje që mund të përmirësohen dhe të mos ndjeheni në faj, me turp apo të keni frikë pasi nuk do të mund të ndryshoni.

- Të ndash dhe të japësh dashuri kërkon shumë kohë dhe energji nga vetja, përkushtimi dhe vëmendja janë jo vetëm detaje që mbushin fëmijën por edhe bëjnë diferencimin midis kohës tënde personale/profesionale midis kohës së përkushtuar ndaj fëmijëve, ku i transmeton siguri gëzim kohën që ndan.

- Është e natyrshme që fëmijët midis tyre të kenë personalitete të ndryshme, për dallimin që i bën ata jo vetëm unik, por edhe vecantë. Edhe pse tërhiqemi më shumë me njërin prej tyre,është pasi ata ndihen me tepër të brishtë dhe kanë nevojë për vëmendje dhe ngrohtësi. Këtu duhet të bëjmë kujdes, jo të lëmë pas dore apo të fokusohemi më tepër në nevojat e njerit, kjo duhet ndarë tek secili,pasi ndodh që njëri është më i prirur t’a shpreh këtë nevojë.

- Nga eksperienca e prindërimit me fëmijën e parë, ju njiheni me temperamentin e tij/saj, dhe kur lind fëmija i dytë, filloni dhe bëni dallimet në sjellje dhe të menduar. Këtu nuk duhet të bëni shkëputjen nga fëmija i parë edhe pse i vogli ka më tepër nevojë përkujdesje. Fëmija e kupton kur bën dallime midis tyre.

- Shpesherë ndodh që prindërit të bëjnë krahasime midis fëmijvë, gjë që mund të kuptohet edhe për mirë, por edhe si dobësi nënvlërësim. Krahasimet stimulojnë, por vetëm kur tregohen anët më të mira, jo më të këqijat. Rrjedhimisht të kësaj, sugjerohet që krahasimi të këtë post pozitiv dhe jo të nxirren të metat dhe të stigmatizohet si fëmija më i keq.

- Pavarësisht si qëndrojnë apo duken situatat prindërit i duan njësoj fëmijët e tyre, ndryshimet vijnë nga mënyra sesi perceptohet zhvillimi i fëmijës,nisur dhe nga koha kur është përcepituar fëmija, dhe stili i jetesës,pasi duhet thënë që edhe kjo e fundit ka të bëjë me menyrën e rritjes së fëmijës.

Mjafton dashuria, koha që kalon me familjen dhe fëmijët, lë më pak mundësi për të bërë krahasime të panevojshme. Fëmijët për sytë dhe shpirtin janë të padallueshëm për prindërit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet