Jonuzi: Kërkesat etnike të shqiptarëve nuk diskutohen për palën greke, përveç se për Zaevin

Partitë politike shqiptare në Maqedoni shumë pak janë të anagazhuar në proçesin post-hapjes së proçedurës parlamentare për ndryshimet Kushtetuese në Republikën e Maqedonisë, kështu vlerëson në një prononcim për Ballkani.info, Destan Jonuzi, gazetar dhe opininist nga Maqedonia.

Ai thekson se përveç ASH-së së Ziadin Selës dhe Lëvizjes BESA të Billal Kasamit të cilët ka dërguar edhe amendime për disa çështje që i rregullojnë disa të drejta kolektive të shqiptarëve të Maqedonisë e që duhet të harmonizohen me Kushtetutë, nga partia më e madhe shqiptare në pushtet BDI dhe dy partitë tjera më të vogla që janë pjesë e pushtetit, PDSH dhe Lëvizja BESA e Afrim Gashit nuk ka ndonjë reagim.

“Mendoj se në këtë fazë kur po ndryshon Kushtetuta e Maqedonisë e me këtë edhe karakteri dhe emri i shtetit, shqiptarët si asnjëherë më parë duhet të kërkojnë që të gjitha të drejtat e tyre të inkorporohen në Kushtetëtutën e Maqedonisë. Për këtë qëllim jam i mendimit se as pala greke nuk do të ketë asgjë kundër si nënshkruese e Marrëveshjes së Prespës për arsye se atë e interesojnë të implementohen pikat e kësaj marrëveshje, ndërsa kërkesat e shqiptarëve të Maqedonisë për barabarësi kushtetuese asnjëherë nuk kanë qenë diskutabile për politikën zyrtare greke”, thotë Destan Jonuzi, gazetar.

Ai mendon se partitë shqiptare duhet që ta rregullojnë edhe një nen të peraambulës së Kushtetutës së Maqedonisë e cila ende nuk e njehë Kosovën si shtet fqinj i Republikës së Maqedonisë, po ashtu në preambul detyrimisht duhet të përcaktohet dhe definohet shtetformësia e popullit shqiptarë dhe gjiuha shqipe si gjuhë zyrtare për arsye se premabula si akt solemn i Kushtetutës së Maqedonisë ndryshohet edhe me shumicë të badinterit që nënkupton se pa votat e deputetëve shqiptarë askush nuk mund të bënë ndryshimin e saj”, përfundoi ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Lajme të ngjashme

Shkruaj një koment

0 Komentet