Ju prezantojmë Hermesnews.al

Kemi lënë '.org', marrim '.al'. Kemi shtuar komenetet, kemi rritur cilësinë. Siti është 'responsive', i programuar për t'iu përshtatur në mënyrë të përsosur çdo tablet-i apo smartphon

Hermesnews - Përshëndetje të gjithëve. Ju prezantojmë Hermesnews.al. është më modern, më inovativ, mund të komentoni po ashtu. Duam të nxisim fjalën e lirë dhe një debat konstruktiv dhe nëse do t’a përdorni si duhet kjo hapesirë do të jetë shumë në favorin e tuaj lexues dhe për të influencuar politikat tona redaksionale. Komentet do të kalojnë nëpër një filtër për të eliminuar linjat ekstreme të debatit, por kurrsesi për të cënuar mendimin kritik apo të kundërt me ne, apo ju me njëri - tjetrin. Me pak fjalë, sapo kemi lënë një anije me vela dhe kemi marrë një transatlantik. Qoftë kjo një aventurë e re. Ka vend për të gjithë, meqë është krijuar për të pritur mbi 2 milionë vizita në ditë. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është ‘.al’. Gjithsesi, vizitatorët mund t’a gjejnë dhe duke kërkuar me Hermesnews.org. Automatikisht do të dërgohen tek adresa e re. Kemi kërkuar të jemi përherë të besueshëm, korrektë, të ekuilibruar, të qetë dhe të hapur, por tani duam që ju të gjeni më shumë se lajmin brenda kësaj platforme informative. Siti është 'responsive', i programuar për t'iu përshtatur në mënyrë të përsosur çdo tablet-i apo smartphone-i, pa patur nevojë të shkarkosh 'app' që janë të rënda dhe të bezdisshme për aparatet tuaja. Lexuesit mund të na kontaktojnë në adresat e kontakteve që kemi vënë në dispozicion në fund të faqes. Me një fjalë fillojmë një sezon të ri, qoftë një fillim i mbarë, për të një kohë më moderne në informimin publik.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

3 Komentet

  1. Daut Sinani  e Enjte 10 Shtator, 2015

    Suksese te metejme ne sezonin e ri me te reja ne platformen informative online . Ju shkoft mbare gjithmon . Respekt .

  2. atan mehmeti  e Mërkurë 9 Shtator, 2015

    po me vika mire qe te pakten i pershtatet cdo aparati celular pa patur nevoje te shkarkojme aplikacionet. na mbushen celularet me to dhe na duhet ti c'aktivizojme hera heres. kjo eshte kryesore per te tjerat ju shkofte mbare, stafi !!!

  3. Eri Broci  e Mërkurë 9 Shtator, 2015

    Bravo,ju shkofte mbare sezoni I ri