Koronavirusi, po e kontrollojmë më mirë se vendet e tjera

nga Doriana Metollari

Masat frenuese që po merr Shqipëria do të arrijnë të kontrollojnë përhapjen e epidemisë në një mënyrë që nuk është bërë ndoshta asnjëherë më parë. Së shpejti pritet të vijë në Tiranë dhe ilaçi që për momentin po përdoret me sukses kundër virusit në Itali, dhe pse nuk ka asnjë garanci deri tani.

Shqipëria ka porositur doza të mjaftueshme, na garantuan infeksionistët. Sot të gjithë i kemi sytë nga doktorët, nga profesionistët, nga shkencëtarët. Duam të na japin shpresë, ose garanci të tjera, duam të ruajmë shpresën se e nesërmja do të bëhet më mirë. Fëmijët tanë duhet të ndjehen të sigurt, ekonomia duhet të ecë përpara, ne duhet të mund të bëjmë plane për nesër.

Shqipëria ka një avantazh, numri i popullsisë është i ulët, dhe ka shanc të mësojë nga ajo që nuk bënë, ose bënë pak të tjerët.

Opozita i ka ulur tonet agresive dhe ka filluar të prezantojë realisht alternativa nga ekspertët e vet, jo të bëjë akuza politike.

Zot faleminderit që u vumë në shina. Megjithë këtë mori problemesh të paktën nuk kemi të tjera. Njerëzit po dëgjojnë këshillat dhe po veprojnë sipas indikacioneve, mjekët janë në front, nuk jemi pas vendeve të tjera. Ndoshta po e kontrollojmë më mirë se vendet e tjera këtë pandemi.

Ne nuk e dimë se çfarë do të vijë nesër por të paktën nuk po humbin rrugën, jemi të fokusuar dhe po punojmë të gjejmë zgjidhje.

Askush nuk po vrapon të rrëzojë askënd për të përfituar nga situatë. Falë Zotit jo, se do të çoroditeshim akoma më shumë dhe do ta kapnim problemin nga bishti.

Koronavirusi po na mëson të qëndrojmë bashkë, ta ndajmë frikën dhe pasigurinë. Të mos jemi mllef tërë kohën por ti gëzohemi faktit që nuk jemi në atë pakicë që nuk e përballon dot.

Do ia dalim, e nesërmja nuk është e pashpresë, kërkon vëmendje, kujdes, punë. Gjërat mund të bëhen më mirë, nëse ne për pak i ulim armët, i sistemojmë idetë, debatojmë, vendosim. Ka gjithmonë një zgjidhje, ka gjithmonë një dritë në fund.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

2 Komentet

  1. toni  e Martë 17 Mars, 2020

    jam dakord me arjanin

  2. Arjan furxhi  e Diel 15 Mars, 2020

    Sig nuk eshte fundi i botes por per cdo individ munde te jete dita e fundit kjo dhe ne kushtet e nje jete me normale,ndaj mire beme qe po kujtohet Zoti por pse ngurojme te marim shpetimin qe Ai e ofron falas per kedo .Mjafton pranimi i tij ne egzistence dhe si sovran e krijues,te besuarit qe vdekja eshte pasoja e mekatit dhe se Jezusi pagoi ne kryq per faljen tone pra per kedo qe e pranen faljen dhe sakrificen e perendise nga dashuria qe Ai pati per njeriun ta pranojme ashtu me fjale te thjeshta si vine ne zemer ku ka pendim dhe besim ne Jezusin si shpetimtare ta pranojme tere jeten si perendine tone e ta ftojme te na udheheqe Ai don te banoje ne zemren tone ta ruaj e transformoje ate si ai do .Premtimi i tije jete te perjeteshme siguri per buken e perditeshme te veshur e mbathur kur Ai vet dhe pse perendi spati si dhe hapesire te lire lutuni dhe kerkoni Dhe Ati ,pra Ai dhe Ati e Fr e Shenjte Nje te vetem me role funksioni nder vetvete do na japin sipas vullnetit ku gjithshka bashkevepron ne te miren tone e per lavdine e Perendise .Ju uroj bekime ne Jezusin sherime per kedo sidhe mos haroni se dhe po kaluam klasen kete here perseri do kemi nje hall tjeter ,e tjeter ,e tjeter por kujtohuni sa jemi ne kohe te marim faljen e mekateve shpetimin dhe kapar premtimin e jetes se perjeteshme ne parajse ne emer te Jezusit amen .