Kriminelë!

nga Doriana METOLLARI

Kam preferuar të mos e publikoj rastin e përdhunimit të 13 vjeçares. Raste si kjo më mirë të mos i bësh publik, por ta trajtosh atë si fenomen, pa emra, pa indicie. Tema të tilla të krijojnë oreks, e di. Sidomos për kolegët e mi, që mezi presin të rrisin audiencën, sepse dihet që përdhunimi tërheq, dhe jo për ta kuptuar atë, sigurisht kërkon mund, por për ta gjykuar dhe fajësuar viktimën. Për të tilla raste nuk flitet publikisht e nuk jepen as komunikatë. Raste të tilla trajtohen vetëm me psikologjik, pra trajtohen nga ana psikologjike, pa çakej mediatike dhe shoqëror, që duan të bien në sy.

Pyetja e parë që unë do të bëja është: ku e morën iniciativën ata adoleshentë, të kërcënonin një shoqen e tyre, me video e publikime? Sigurisht në kronika të tjera të ngjashme, në një pjesë të mirë. Dhe ja ku dolëm tek fenomeni "përsëritës i lajmit", kur ai nuk trajtohet në formë edukuese, por thjesht si ngjarje.

Pyetja e dytë që do të bëja është: si ndjehet vajza? Raste të tilla, të paktën aty ku kam qenë unë, kanë përfunduar dhe në vetëvrasje. Çfarë pasojash le në jetën e një minoreneje kjo ngjarje? Eshtë pikërisht kjo ajo që duhet të kuptojë shoqëria jonë. Në tërësinë e asaj çfarë ka ndodhur, e vetmja mënyrë që ata adoleshentë përdhunues ta kuptojnë çfarë kanë bërë është t'i bësh shembull publikisht. Por dhe kjo sigurisht do të ketë koston e vet në jetën e tyre. Prandaj gjëja më e mirë në të tilla raste është të mos publikohet, por të trajtohet si fenomen, dhe sigurisht t'i jepet ndihma psikologjike dhe e sigurisë asaj dhe familjes.

Nëse nuk arrini ta kuptoni siç duhet fenomenin e dhunës, të paktën hapni trurin. Askush nuk ka një manual për askënd, por shoqëria emancipohet, nëpërmjet një proçesi analitik të fenomeneve që e prekin ata. Vetëm kështu secili nga ne mund të bëjë më shumë për tjetrin, për shoqërinë. Ngjarje të tilla na bëjnë përgjegjës të gjithëve. Ca kriminelë të ardhshëm lindën ditën kur ndodhi ngjarja, dhe ajo që u përdhunua duhet të kthehet në jetë.

Author
Hermes News

Redaksia

Lajme të ngjashme

Shkruaj një koment

0 Komentet