Kur femra kthehet në markë

Nga Doriana Metollari

Hermesenws - Kam arritur në konkluzion se në Shqipëri ka një maskilizëm shpesh herë të paskrupullt. Në një pjesë të mirë të rasteve, tek femrat as që lind shkëndijë dyshimi për hapësirën e pamerituar që u merr mashkulli dhe shtypjen e lirisë dhe e të drejtave që i bëhen sidomos në ambjente pune, familje, politike, por dhe në rrugë e kudo.

Me një retrospektivë të shpejtë mund të them se brenda zyrave kam parë femra shumë agresive gjatë komunikimit nëpër ambjente pune, persona që kërkojnë gjatë gjithë kohës të riafirmojnë personalitetin e vet mbi tjetrin, për të fituar siguri dhe me një mungesë të madhe shtylle kurrizore me shefin për të drejtat e tyre me banale. Në shumë raste janë femra me një nivel të konsiderueshëm intelektual.

Por ka dhe një kategori tjetër që kanë disa karakteristika të së parës, por pa nivelin e tyre.

Para se të flas për këto, dua të ndalem tek disa meshkuj me pushtet dhe me një kompleks të fortë inferioriteti ndaj intelektualëve. Eshtë absurde që në Shqipëria kanë kaq shumë pushtet (!) Me këtë arrij në konkluzion se truri nuk ka shumë guxim në këtë vend.

Disa prej tyre shfaqen me vetëm kapardisje dhe kjo është mënyra e vetme për të patur pushtet. Nuk ka një mënyrë të thjeshtë për të negociuar me ta sepse automatikisht afirmojnë egon e vet mbi tjetrin pa përjashtim tek të gjithë.

Cfarë ndodh me femrat që u rrinë afër ?

Ka prej atyre që rrine shume komod brenda asaj që ata e ndjejnë si një lloj mbrojtjeje, por unë do t'a quaja "kafazi i Pradas".

Eshtë normale që paraja të kthehet në të vetmen formë identifikimi dhe është pika më e fortë e mbështetjes. E quajnë emancipim por kjo nuk ka pikë referimi në vetvete.

Këtë kategori do ta quaja grupi i kukullave të porcelanit. Përveç efektit kukull notojnë në po ato ujëra dhe rriten shumë pak nga ana intelektuale.

Me këtë stil jetese edukohen dhe identifikohen në shoqëri. Lëvizjet femërore europiane do të kishin shumë për të thënë rreth saj. Psh do të më mbështesnin kur do t'u thoja se nuk mjafton një chanel për të kërkuar lirinë dhe me siguri as një shpenzim nga 10 mijë euro nga koka deri tek këmbët. Në kokën që kthehesh për partnerin tënd një markë, nuk të duhet një tjetër për ta mbajtur veshur.

Femrat në Shqipëri kanë shumë për të bërë, mbi të gjitha në rrugën drejt emancipimit. Kanë për të menduar rreth lëvizjeve, kanë për të protestuar për të drejta, por mbi të gjitha duhet të gjejnë lirinë, jashtë influencash milionere të pushtetit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet