Kush ia vuri emrin ''festë''?

nga Doriana METOLLARI

Pasi mbaruan misionin në spitalet e italisë, për të ndihmuar të sëmurët me Covid-19, grupi i mjekëve dhe i infermierëve shqiptarë menduan ta kthenin nga një birrë, për të hequr stresin. Njëri prej tyre pati idenë t'i mblidhte në dhomën e vet të hotelit, dhe u mblodhën. Në fund të fundit ku do të shkonin në pub?

Në fund të fundit nuk kishin shkuar për të vajtuar askënd, por për të punuar në atë fole zjarri, që të paktën shpëtuan kokën. Rinia si rinia, në fund të betejës do e kthejë një. Kush tha se ishte festë? Edhe në luftë ushtarët një ditë para se të kthehen për në shtëpi, do e kthenin një birrë, po ta kishin aty.

Ja pra u mblodhën dhe mjekët në atë dhomë, ku komshinjtë menduan se po bëhën nami, se po abuzohej me mikpritjen, se po prishnin qetësinë publike. Të zotët e shtëpisë na thirrën policinë, e cila mbiu menjëherë në derë, e ia kërciti nga 500 Euro gjobë sejcilit.

Do kenë bërë dasmë me siguri bluzat e bardha, për të marrë gjobë prej 500 Euro. Besoj se duhet të jetë shuma më e lartë, nga 1 deri në 10, në të tilla raste. Tek e fundit polici ishte aty për të përcjellë tamam në formë monetare zëmërimin e të zotit të shtëpisë. Numëroi sa birra ishin mbi tryezë, bënë një dy llogari, dhe vendosën se mjekët kishin ndërmend t'ia kërcisnin edhe ndonjë hu pronarit, sepse tek e fundit, doktorë ishin, njërëz agresive dhe vandalë. Policia nguli këmbë në mbrojtjen e interesave të qytetarëve të vet.

Tanët e paguan deri në një gjithë dëmin që i bënë shtetit italian me ato birra, që u ngelën në fyt, ose të paktën bëri ca zig zage para se të përfundonte në stomak.

Cfarë eksperiencë! Edhe të kthehesh nga lufta, edhe me gjobë në xhep. E mirë djema, pak filozofi. Ju përcollët imazhin e një Shqipërie më zemër të madhe, dhe u kthyet shëndoshë e mirë, quajeni pak gjithë këtë po deshët!

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

3 Komentet

  1. Fatmir  e Hënë 4 Maj, 2020

    Doriana . Nese ti shkon mik diku duhet te sillesh sipas rregullave te vendit ku ke shkuar. Nuk mund te ecet me mentalitetin e vendit nga vjen. Pse duhet te behet drame se u gjobiten sepse thyen rregullat e atij vendi dhe nuk cohet zeri kur ne Shqiperi gjobiten kalimtare e makina perdite pa asnje shkak ?

  2. Dhimiter kurti   e Enjte 30 Prill, 2020

    Mbeshtes mendimin tuaj te rijte edhe se kan pire nje birr mbas gjithe asaj sakrifice qe ben per te shpetuar jete njerzish nuk ishte fine del mondo por per mua kjo eshte bere per te ulur figuren e popullit tone per ta ekzaxhiruar pak ne e dim qe italianet jan shum r po megjithate ne jemi krenar per ndihmen qe i dham ITALIS

  3. Toni  e Enjte 30 Prill, 2020

    Dridhe dridhe shqipe