Le të fillojë festa - nga Doriana METOLLARI

Rama dhe Basha nuk kanë shumë kohë për njëri - tjetrin. I pari Rama është i angazhuar me, nga pak të gjitha, por sidomos duke analizuar se çfarë bëjnë e thonë të vetët, ndërsa demokratët janë përfshirë në luftërat e brendshme më njeri-tjetrin, dhe pse Basha, këto kohë ka ngritur zërin, nuk ka me qofte ke daja. Disa prej tyre kanë shfaqur dëshirat papritur për tu marrë me profesionet e vjetra. Sigurisht lufta bëhet për një karrige në Parlament. Ata që janë mësuar të kapen pas krahut të Berishës tani kanë ngelur në këmbë duke dëgjuar kreun i ri të PDsë i cili e ka bërë të qartë se ka ardhur koha e tij. Kjo reformë është pranuar nga të dy krahët politikë, dhe në zgjedhjet e ardhshme do të fillojë ndarja përfundimtare me të kaluarën. Si rrjedhojë mund të shohim një ushtri të madhe me politikanë të vegjël, që do të bëjnë karrierë më rregullat të reja loje. Dhe pse kjo reformë ka ende rrugë për të berë, e rëndësishmë është që rruga e re që po hapet të bëhet me njerëz të rinj. Kishte ardhur koha.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

2 Komentet

  1. nardi  e Martë 31 Janar, 2017

    Analize e shkelqyer. E jashtezakonshme. Ezauruese. I ka hyre problemit tek qoftja dhe qoftes tek problemi. Nuk dihet si do shkoje fati i fushates elektorale. Por dihet se do te kete shume analiste dhe ide. Te jemi te sinqerte. Jo te gjitha do te jene ide. Shume do ti ngjajne ketij opinioni.

  2. Xhabir Zejnuni   e Enjte 19 Janar, 2017

    Jam shume skeptik. Pasi politikanet tane jane si ata prestigjatoret, te cilet nuk rreshtin duke nxjerrur lepuj nga i njejti cilinder (....).