Legalizimi

nga Av. Phd Sabina Meta

Një çështje delikate në Republikën e Shqipërise ka qenë dhe vazhdon të jetë çështja e pronësisë, njohja e të drejtave të pronësisë, kthim apo kompensimi i pronës, subjekteve të shpronësuar konform ligjes në mënyrë të drejtë dhe brenda afateve kohore të parashikuara nga ligji duke mos sjellë zvarritje të së drejtës së pronësisë si një e drejtë themelore Kushtetuese e parashikuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Referuar Ligji Nr. 9235, date 29.7.2004 “për kthimin dhe Kompensimin e Pronave” me ndryshimet përkatëse çdo subjekt i shpronësuar ka të drejtë të kërkojë, në përputhje me këtë ligj, të drejtën e pronësisë, në rast se i është hequr sipas akteve ligjore, nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose të marrë me çdo mënyrë tjetër të padrejtë nga shteti nga data 29.11.1944, si dhe kthimin ose kompensimin e pronës. Fusha e veprimit të këtij ligji shtrihet edhe për pasuritë e paluajtshme të shtetasve shqiptarë, të krijuara përpara datës 7 prill 1939 dhe që janë sekuestruar sipas nenit 14 të ligjit nr.37, datë 13.1.1945 "Ligja e tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet e luftës".

Realiteti dhe praktika Shqiptare në çështjen e pronësisë me plot gojë mund të themi se ka dështuar, ose qëllimisht zvarrit pronarët e ligjshëm të pronave, ato që ligjërisht kanë dokumentacionin përkatës ligjor që tregon pronësinë, origjinën e pronës....qëllimisht për të zhvleftësuar, dhe tjetërsuar pronësinë dhe pronarët e vjetër legjitim duke favorizuar në këtë mënyrë një kategori tjetër “poseduesish me keqbesim jo pronar“ - hajdutët modernë dhe pushtuesit e Tokës në favor, nder dhe emër të së cilëve Shteti Shqiptar u dedikoi dhe një ligj të posacëm për të ligjëruar vjedhjen, e konkretisht:

Ligji Nr. 9482, Datë 03.04.2006 ”Për Legalizimin, Urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje “. Ky ligj zbatohet për të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, të ngritura para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, pavarësisht nëse ato kanë funksion strehimi, veprimtarie ekonomike apo funksione të tjera social-kulturore, të ngritura dhe që disponohen nga individë apo personajuridikë të regjistruar e që veprojnë sipas të drejtës tregtare shqiptare. Ky ligj mund të zbatohet për objektet e ndërtuara pa leje, të ngritura pas datës së hyrjes në fuqi të këtijligji, vetëm në rast se për to procedura e legalizimit nuk kërkon kalim pronësie mbitruallin.

Sipas këtij ligji Ndërtim pa leje" është objekti, për të cilin është përfunduar konstruksioni dhe mbulesa, i destinuar për banim, veprimtari ekonomike dhe/ose funksione të tjera (si për shembull,social-kulturor, arsim, shëndetësi e të tjera të këtij lloji), për të cilin nuk janë respektuar procedurat e përcaktuara në ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998 "Për urbanistikën". Në ndërtimet pa leje bëjnë pjesë edhe tejkalimet dhe shtesat informale të objekteve të ndërtuara me leje brenda vendbanimeve formale nga subjekte, persona fizikë dhe juridikë,privatë, për qëllime shitblerjeje/qiradhënieje (banesa, zyra, dyqane, punishte, parkim etj.) ose për vete.

Pronar i ndërtimit pa leje" është personi fizik ose juridik, që ka kryer vetë ose ka qenë investitor i ndërtimit pa leje dhe vërteton se e posedon ose e disponon lirisht atë dhe parcelën ndërtimore, pavarësisht nga fakti se pronësia mbi to është e paregjistruar në emër të tij në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme. ALUIZNI, me vendim të Këshillit të Ministrave, ngarkohet të kryejë procedurat për kalimin epronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje.Kalimi i pronësisë së parcelës ndërtimore ose truallit bëhet sipas dispozitave të Kodit Civil.

Dokumentacioni tekniko-ligjor për legalizimin e objektit për ndërtimet pa leje.

Dokumentacioni tekniko-ligjor për legalizimin e ndërtimit informal përfshin:

• gen-planin e objektit në shkallën 1:500, të lëshuar nga njësia e qeverisjes vendore.

• planimetrinë e çdo kati të objektit dhe sipërfaqet në m2, që do të legalizohen në shkallë 1:100;

• çertifikatën e përbërjes familjare;

• vërtetimin për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë për të gjitha rastet, kur subjekti nuk përjashtohet nga pagesa e taksës sipas këtij ligji dhe legjislacionit në fuqi;

• vërtetimin ose çertifikatën e pronësisë së parcelës ndërtimore nga ZRPP-ja përkatëse (pasi subjekti të jetë pajisur me të sipas këtij ligji, kur ai e disponon menjëherë gjatëvetëdeklarimit) dhe/ose çdo akt tjetër ligjor për fitimin e pronësisë;

• deklaratën personale, që merr përsipër përgjegjësinë për çdo pasojë, që mund të rrjedhë nga shkaqe natyrore dhe/ose nga përdorimi i banesës. Sipas këtij ligji, shteti nuk është

• përgjegjës për kompensimin ose dëmshpërblim në raste fatkeqësish, si pasojë e faktorëve, që ndikojnë në qëndrueshmërinë e objektit

• deklaratën ku pranohet zbatimi i planit rregullues, përfshi respektimin e hapësirave publike, gjelbërimin, tipin e rrethimit, ngjyrat, ndriçimin, parkimin etj.;

• marrëveshjen noteriale për pjesët takuese, sipas pikës 2 të nenit 30 të këtij ligji, nëse ajo realizohet.

• kërkesë e subjektit për mënyrën e pagesës së parcelës ndërtimore të ndërtimit pa leje, në përputhje, përkatësisht, me nenet 19, 20 ose 21 të ligjit.

Dokumentacioni tekniko ligjor që duhet të paraqese subjekti i shpronesuar për tu njohur, kthyer apo kompensuar prona e tij ....referuar ligjit “ Per kthim dhe kompensimin e pronës” , citohet si më postë vijon, përbëhet nga dokumentacioni ligjor dhe hartografik, i mëparshëm dhe aktual. Pra çdo subjekt i shpronësuar që ti drejtohet AKKP për njohje , kthim dhe kompensim të pronës objekt kërkimi, duhet të paraqesë dokumentacionin ligjor, teknik, hartografik të poshtë cituar:

Dokumentacioni ligjor, i cili përmban, sipas rastit:

• Vërtetimin e pronësisë, të lëshuar nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për efekt të kthimit dhe kompensimit të pronave;dokumentin kadastral (pranë zyrave të administrimit dhe mbrojtjes së tokës, në këshillin e qarkut);

• vendimin gjyqësor të formës së prerë, së bashku me hartën e pasurisë, të vulosura me vulën e gjykatës;

• dokumentin, që vërteton heqjen ose marrjen e së drejtës së pronësisë së subjektit të shpronësuar nga shteti, sipas akteve, ligjore e nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose në çdo mënyrë tjetër të padrejtë, që nga data 29.11.1944, apo dokumentin për pasuritë e paluajtshme të shtetasve shqiptarë, të krijuara përpara datës 7 prill 1939, të cilat janë sekuestruar sipas nenit 14 të ligjit nr.37, datë 13.1.1945 "Ligja e tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet e luftës";

• vendimet e mëparshme të ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të marra sipas ligjeve nr.7698, datë 15.4.1993 "Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve" dhe nr.7699, datë 21.4.1993 "Për kompensimin në vlerë ose me troje të ish-pronarëve të tokave bujqësore, livadheve, kullotave, tokave pyjore dhe pyjeve",

• vendimet e Komisionit/Komitetit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të marra sipas ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar, të cilat janë marrë përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr.9583, datë 17.7.2006 "Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar;

• dokumentin nga arkiva hipotekare (pranë zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme);dokumentin nga Arkivi i Shtetit Shqiptar (kur dokumentet, hipotekare apo kadastrale, janë të depozituara në të,

• si dhe dokumentet, që vërtetojnë shpronësimin, konfiskimin apo shtetëzimin e pronës);

• dekretet e Presidentit, me objekt shpronësimin e ish-pronarëve;çdo dokument tjetër ligjor, i nevojshëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes

Dokumentacioni hartografik për pozicionin gjeografik të pronës, i cili paraqitet në dy forma, i mëparshmi dhe aktuali.Dokumentacioni hartografik i mëparshëm përmban planvendosjen e pronës, e cila mund të sigurohet nga: ministria përgjegjëse për punët publike, e cila ka në varësi arkivin qendror teknik dhe degët e saj në rrethe;departamenti i shërbimit të tokës dhe ujit (ish-Instituti i Studimit të Tokave) në QTTB, Fushë-Krujë;Arkivi i Shtetit Shqiptar;Drejtoria e Shërbimit Pyjor (arkivi i kadastrës pyjore);Bashkia/qarku (arkivi hartografik i urbanistikës);këshilli i qarkut (zyra e administrimit dhe mbrojtjes së tokës).

Dokumentacioni hartografik aktual përmban hartën aktuale, në varësi të vendit të pronës së pretenduar. Harta mund të sigurohet në një nga institucionet e mëposhtme:zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për të gjitha zonat urbane dhe për zonat rurale, ku është bërë regjistrimi;Drejtoria e Shërbimit Pyjor, për pyjet dhe kullotat, dhe tokat e tjera jobujqësore;këshilli i qarkut (zyra e administrimit dhe mbrojtjes së tokës) për tokat bujqësore, të paregjistruara, dhe tokat e tjera jobujqësore;njësitë e legalizimit, pranë organeve të qeverisjes vendore apo Agjencia e Legalizimeve dhe Urbanizimit të Zonave Informale (ALUIZNI), të krijuara sipas ligjit nr.9482, datë 16.2.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje.

Subjektet, që kanë aplikuar për kompensimin në të holla, të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

• Kërkesën për kompensim financiar,;

• Deklaratën për pranimin e kritereve për kompensim dhe të kushteve të tjera që lidhen me to,

• Dëshminë e trashëgimisë,

• Prokurën e posaçme.

AKKP-ja shqyrton dokumentacionin e subjekteve që kërkojnë kompensim në të holla, duke kryer veprimet e mëposhtme:

• Verifikon dosjen dhe vendimin përkatës, të dhënë nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ose Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

• Kërkon nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, që, brenda 10 (dhjetë) ditëve, të konfirmojnë, për:

• regjistrimin e vendimit përkatës në ZVRPP;

• përcaktimin e gjendjes juridike aktuale të pronës dhe verifikimin nëse ajo ka ndryshuar nga momenti i daljes së vendimit me të cilin aplikohet; ….

• Merr vendimin për pranimin apo refuzimin e kërkesës për kompensim të subjektit të shpronësuar.

• U dërgon subjektit të shpronësuar, Avokaturës së Shtetit dhe zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme kopje të vendimeve të marra për t’u dhënë mundësi të ushtrojnë.

Author

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Mira  e Mërkurë 16 Janar, 2019

    Deda. Shkoz.