Lëshoni institucionet!

nga Doriana METOLLARI

Ndërsa Rama vazhdon t'i lerë një derë hapur studentëve për të dialoguar, duket se këta të fundit janë të përçarë, pak nga opozita e pak nga vetë ata. Protesta e tyre vazhdon nëpër rrugët e Tiranës por shqiptarët e dinë se kushtet e konvikteve janë vetëm maja e ajsbergut në arsimin shqiptar. Korrupsioni ndër radhët e pedagogëve dhe paaftësia e tyre, janë të tjera probleme shumë shqetësese, bashkë me atë që shfrynë disa vajza në protestë dhe që vetëm mërmëritej deri tani, ngacmimet seksuale.

Nëse dikush mendon se me rritjen e buxhetit do të mbyllen këto probleme gabohet. Tek e fundit investimet do t'i paguajmë prapë ne shqiptarët, dhe borxhet që do të marrë Rama do t'i shlyejnë taksapaguesit. Të paktën t'i mbyllnim problemet! Por le t'i kthehemi prapë studentëve. Një problem të rëndë lidhet me cilësinë e fakulteteve, çfarë po gjeneron diploma pa profesione. Flitet për ikjen e trurit dhe është faji i atyre politikave afatgjata të munguara në vend për 30 vite. Opozita ka vetëm kërkesa të vazhdueshme për dorëheqje, çfarë tashmë nuk bind as shqiptarët të cilët e dinë se vendi po vuan nga njerëz që kanë kapur institucionet, njerëz që bëjnë pjesë në të gjithë krahët politik. Sistemi i korruptuar nga një klasë e vjetër politike është thembra e Akilit.

Le ta themi hapur, kësaj mazhorance i kanë rënë pushteti mbi kokë dhe ka ende njerëz që nuk shkunden prej aty. Por ne nuk heshtim derisa t'i lëshojnë institucionet që kanë kapur. Nuk i vjedhin më shqiptarët. Të duash të bësh Shtet nuk mjafton më. Duhet ta bësh Shtetin. Ministrat e perfshirë n[ skandale duhet të japin dorëheqjen.

Vetëdija qytetare po rritet dhe së bashku me studentët të gjithë e dinë se vendin nuk e kap me askush: nëse nuk qeveriset, nëse nuk respektohen institucionet, nëse nuk largohen kriminelët, askush nuk toleron me.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet