Maqedonia e ''madhe'' më e fortë se Rusia e ''vogël''

nga Destan JONUZI

Përveç, Marrëveshjes së Ohrit edhe Marrëveshja e Prespës paraqet një akt të rëndësishëm historik për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Edhe pse marrëveshje historike, kjo ka mund të arrihet edhe shumë kohë më parë. Arritja e kësaj marrëveshje ishte një "Bumerang" për kokat e sëmura nacionaliste në dy vendet dhe kjo kuptohet se e ka edhe koston e vet për dy palët.

Marrëveshja e Prespës ishte "alfa dhe omega" e Maqedonisë në rrugëtimin e saj drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE). Ishte një përgjigje e fuqishme ndaj përpjekejeve ruse që Maqedoninë ta shëndrron apo bëjë një zonë të tyre të ndikimit.

Por, mos të harrojmë se propaganda ruse ka hapësirë të madhe në Ballkan dhe Maqedoni. Rusia do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi këta shtete.

Faktori politik shqiptarë

Në gjithë këtë hiostori faktori politik shqiptar ka luajtur një rol thelbësor në përputhje me vokacionin perëndimor të kombit shqiptarë. Ky faktor, me qendrimin e tij bëri të mundur të gjitha këto zhvillime historike për Maqedoninë.

Marrëveshjen e Prespës, u vulosë me përqindjen shumë të lartë të votës të shqiptarve pro në referendumin e fundit dhe votimin historik në parlament për të.

Rajoni dhe idet e mëdha

Në gjithë këtë turbulencë të madhe nuk mbetën jashtë vëmendjes së opinionit edhe idet për korrigjim kufijve. Një ide sa e rrezikshme, aq edhe gjeopolitike e cila u kumentua edhe nga Uashingtoni, Brukseli e Kremlini.

Një ide tejet e rrezikshme që synon zhbërjen e shtetit të pavarur të Kosovës dhe kërcenon rënde paqen dhe stabilitetin e rajonit. Kjo ide fatmirësisht është kundërshtuar preras nga forcat politike shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet