Martesa dhe zgjidhja e saj ligjore

nga Av. Phd Sabina Meta

Martesa është ai institucion i cili nenkupton bashkëjetesën ligjore, mbështetet ne barazinë morale dhe juridike te bashkëshortëve, ne ndjenjën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit reciprok, si baza e unitetit ne familje. Me martese burri dhe gruaja përfitojnë te njëjtat te drejta dhe marrin përsipër te njëjtat detyrime. Nga martesa lind detyrimi reciprok për besnikëri, për ndihme morale dhe materiale, për bashkëpunim ne interes te familjes dhe te bashkëjetesës. Martesa vendos mbi te dy bashkëshortët detyrimin për te mbajtur, arsimuar dhe edukuar fëmijët, duke pasur parasysh aftësitë, prirjet natyrore dhe dëshirat e fëmijëve.

Por vitet e fundit ky institucion ka pësuar tronditje të shumta si rrjedhoje e periudhave të tranzicionit që ka kaluar vendi ynë në përgjithësi por dhe familja veçanërisht, kushteve të vështira ekonomike - sociale, të cilat kanë ndikuar në tronditjen e këtij institucioni gjer në atë masë sa kanë ndikuar në shpërbërjen e tij, duke sjellur si pasojë dhe zgjidhjen e martesës mes bashkëshortëve. Përmes statistikave të cilat janë të afishuara pranë Gjykatava përkatësë rezulton se numri i kerkesave apo i kerkese padive ku bashkeshortet u janë drejtuar Gjykatës për zgjidhje martese është një numër realtivisht në rritje, fakt të cilën konfirmon më shumë tronditjen e këtij institucioni në veçanti dhe të familjes në përgjithësi. Por si përfundon ligjërisht një Martesë, cila është rruga që duhet ndjekur, cilat janë pasojat që vijnë nga zgjidhja e saj, të gjitha këto dhe jo vetëm, do ti sqarojmë si më poshtë vijon për të pasur një kuadër ligjor më të qartë përsa i përket zgjidhjes së martesës ligjërisht.

Kodi i Familjes parashikon mënyrat e mbarimit të martesës të cilat janë, me vdekjen e njërit nga bashkëshortët, me shpalljen e vdekjes se njërit bashkëshort (ku bashkëshorti tjetër pasjetues quhet i ve) ose me zgjidhjen e martesës se tyre, me marrëveshje pëlqim reciprok mes bashkëshortëve ose me pëlqimin vetëm të njërit prej tyre duke paraqitur padi në Gjykatën përkatëse ku ka vendbanimin paditësi (ku pastaj mirret statusi i divorcuar).

Në rastet kur bashkëshortët bien dakord për zgjidhjen e martesës, i paraqesin gjykatës për miratim, se bashku me kërkesën, edhe një projektmarrëveshje qe rregullon pasojat e zgjidhjes se martesës.Kërkesa mund të paraqitet nga bashkëshortët ose nga përfaqësuesit e tyre respektive, me kushtin e vetëm që në marrëveshje të jenë cituar, fakti i zgjidhjes së martesës, e drejta e mbiemrit pas martese, lënia e femive të mitur për rritje dhe edukim njërit nga bashkëshortet përkatës, e drejta e takimit dhe pensioni ushqimor.

Përmes kësaj marrëveshje bashkeshortët bien dakord mes tyre për të gjitha pasojat që mund të vijnë nga zgjidhja e martesës. Akti procedural që paraqitet në Gjykatë është kërkesë dhe jo kërkese padi, ku në rastin konkret mund të procedohet kur mungon vullneti i bashkëshortëve dhe pëlqimi reciprok i tyre për të zgjidhur martesën.

Gjykata më tej vendos për zgjidhjen e martesës ne rast se krijon bindjen se vullneti i secilës pale është real dhe secili prej tyre ka dhënë lirisht pëlqimin e tij për zgjidhjen e martesës. Ne te njëjtin vendim, gjykata miraton dhe marrëveshjen që rregullon pasojat e zgjidhjes se martesës.Marrëveshja përmban lënien për rritje dhe edukim të fëmijëve të tyre të mitur, të ardhurat e nevojshme për rritjen dhe edukimin e tyre, kontributin e secilit bashkëshort në favor te bashkëshortit nevojtar, nëse është rasti dhe nëse është e mundur edhe rregullimin e marrëdhënieve te tyre pasurore. Në rast se gjykata konstaton se marrëveshja nuk siguron ne mënyrë te mjaftueshme interesat e fëmijëve ose te njërit prej bashkëshortëve, pezullon gjykimin për 3 muaj dhe u kërkon bashkëshortëve te bëjnë rregullimet e duhura ne marrëveshje.Ne qofte se edhe pas afatit te parashikuar ne paragrafin e pare nuk janë bere rregullimet e duhura, gjykata refuzon miratimin dhe rrezon kërkesën për zgjidhjen e martesës me pëlqim reciprok te bashkëshortëve.

Në rastet në të cilat bashkëshortët nuk bien dakord për zgjidhjen e martesës atehere secili prej tyre mund të paraqesë, kerkesë-padi, me anë të së cilës kërkon, zgjidhjen e martesës mes palëve ndërgjyqëse (që janë bashkëshortët) , kthimin e mbiemrit të vajzërisë, ose të mbiemrit që kanë pasur para martese (nëse kjo gjë kërkohet pasi ka raste kur njëri nga bashkëshortët vërteton faktin se përmes këtij mbiemri e njohin të gjithë, atëherë mund ti kërkojë gjykatës të mos ndryshyojë mbiemrin dhe të mbajë mbiemrin e martesës), lënien e kujdestarisë për rritje dhe edukim, të drejtën e takimeve dhe caktimi i pensionit ushqimorë. Të gjitha këto elementë duhen cituar në kërkese padi, pasi është thelbi i gjykimit dhe i zgjidhjes së pasojave që vijnë nga zgjidhja e martesës. Proçedura e gjykimit pastaj, kalon ne 2 faza, faza e pajtimit, ku bashkëshortët dëgjohen veçmas ose bashkarisht pa praninë e përfaqësuesve të tyre dhe secili jep versionin e tij të tronditjes së marrëdhënieve familjare gjer në atë pikë sa është e pamundur vazhdimi i bashkjetesës së bashku.

Si shkaqe që citohen në Gjykatë, mund të jenë të ndryshme, sic mund të jenë, dhuna psikologjike, fizike, veset e njerit bashkeshort, kumari, droga, abuzimet, pija, amoraliteti, tradhëtia bashkëshortore, mungesa e perkujdesjes, braktisja de facto dhe de jure nga njeri bashkëshort, mungesa e dashurisë e mirkuptimit, mungesë komunikimi, keqtrajtimi emocional, mungesa e përkrahjes, izolimi i njerit bashkëshort etj, keto janë disa nga rastet më të shpeshta që njeh praktika dhe që janë të diskutueshme në praktikën gjyqësore, mgjth nuk perjashtohet e drejta e cdo shkaku të mundshëm që ka tronditur marrëdhënien bashkëshortore gjer në atë pikë sa është bërë e pamundur vazhdimi i bashkejetesës mes tyre, duke kërkuar apo duke mos kërkuar fajesinë.... Pra mjafton cdo shkak dhe jo domosdoshmërisht shkaqet e cituara më lart, për t'iu drejtuar Gjykatës për zgjidhje martese.

Përfundimisht në nenin 132 të Kodit të Familjes, citohet se: Secili nga bashkëshortët mund te kërkojë zgjidhjen e martesës kur, për shkak te grindjeve te vazhdueshme, te keqtrajtimeve, fyerjeve te renda, shkeljes se besnikërisë bashkëshortore, sëmundjes mendore te pashërueshme, dënimit penal te rende te bashkëshortit ose për çdo shkak tjetër qe përbën shkelje te përsëritur te detyrimeve qe rrjedhin nga martesa, jetesa e përbashkët behet e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për te dy bashkëshortët. Gjykata vendos për fajësinë, në zgjidhjen e martesës, vetëm kur kjo kërkohet prej njërit ose te dy bashkëshortëve. Njëkohësisht Kodi i Familjes parashikon dhe rastet ku secili nga bashkëshortët mund te kërkojë zgjidhjen e martesës për shkak te ndërprerjes se jetesës se përbashkët kur bashkëshortët jetojnë te ndare faktikisht qe prej 3 vjetësh.Nëse është rasti, bashkëshorti qe kërkon zgjidhjen e martesës, sipas, duhet te përcaktojë ne kërkesëpadinë e tij dhe mënyrën e zbatimit te detyrimeve te mundshme kundrejt fëmijëve te tij dhe bashkëshortit tjetër.

Ndërprerja e jetesës se përbashkët mund te paraqitet si shkak për zgjidhjen e martesës vetëm nga bashkëshorti që ka paraqitur kërkesëpadinë. Bashkëshorti i paditur ka te drejte te paraqesë kundërpadi. Në këtë rast, gjykata mund të rrëzojë padinë dhe te pranoje kundërpadinë, duke zgjidhur martesën. Proçedura gjatë gjykimit, konsiston në paraqitjen e provave shkresore dhe me deshmitarë për të vertetuar pretendimet e tyre (nëse ato dëshirojnë) dhe thirrja e ekspertit (psikologut) nëse ka fëmijë të mitur i cili jep mendimin e tij lidhur me kujdestarinë. Pasi Gjykata ka dëgjuar pretendimet e palëve ndërgjyqëse, shqyrtuar provat shkresore, me dëshmitarë (nëse ka) Raport vlerësimin, dëgjuar fëmijët (nëse e kërkojnë palët), bindjen e brendshme, dhe mbi të gjitha duke mbajtur në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës, merr vendim përkatës i cili është i ankimueshem brenda 15 ditëve duke filluar nga e nesërmja e shpalljes në Gjykatën e Apelit. Me ndryshimin e kushteve në të cilat është dhënë vendimi për zgjidhjen e martesës, secila nga palët e interesuara mund ti drejtohet Gjykatës për Ndryshim vendimi të dhënë nga Gjykata përkatëse për zgjidhje martese, ku fillon një proçedure e re gjykimi. Në momentin në të cilin vendimi merr formë të prerë, përbën titull ekzekutiv dhe pala e interesuar proçedon me proçedurat permbarimore.....

Author

Shkruaj një koment

3 Komentet

  1. Elena   e Hënë 22 Korrik, 2019

    kam ber divorcin edhe jam Tu e prit vedosjen nga gjykata por kam nje muaj qe e pres edhe akoma sme ka arth letra e gjykates per tu vajtur te regjistrohem me mbiemrin tim domethen vajzeris a mund te me thoni cfare mund te bej edhe sa vonon kjo pergjigje nga gjykata sa koh do te me dergojn letren e divorcit domethen Flm ju lutem mund te me thoni se spo di akoma cfare te bej

  2. Fran Lumaj  e Mërkurë 17 Tetor, 2018

    Pershendetje! Jam prind i nje djali 40 vjecar. Djale per disa vite ka jetuar ne Kanada , eshte martiar dhe ka jetuar rreth 3 vite me gruan. Nga kjo martese kane nje femije qe sot eshte 5 vjec. Kur gruaja ishte shtatzene djali ka humb te drejten e qendrimit ne Kanada dhe eshte kthyer ne shqipri me te drejten e aplikimit per bashkim familjar me gruan dhe djalin. Kjo eshte miratuar nga zyra e emigracionit Kanada, por mderkohe gruaja ka nderprere sponsorizimin ne menyre te njeanshme. Cfare duhet bere per te marre divorcin, mbasi gruaja nuk pranon te komunikoje me djale dhe as te angazhohet ne procesin e divorcit. Ish gruaja eshte shqiptaro-kanadeze dhe jeton ne Kanada bashke me femijen. Djalit i duhet patjeter divorci zyrtarisht per te vazhduar jeten dhe njekohesisht per te permbushur gjithe detyrimet ligjore qe rrjellin nga divorci ju lutem me sqaroni: Cili eshte hapi i pare ligjor qe duhet bere? 2 . A mund te bahet divorci i njeanshem? Sa kohe mund te zgjase procedura nqs ish gruaja nuk angazhohet ne proces? 3. A ka rruge ligjore qe ate( ish gruan ) e detyron te prononcohet? Theksoe se lidhja e marteses eshte bere ne zyren e gjendjes civile Shqiperi. Do te ju jem shume mirnjohes nqs mund te me sqaroni ose te me jepni ndonje numer telefonit te ndonje avokatit. Une jetoj ne Amerike . Faleminderit

  3. Arben Doko  e Premte 22 Korrik, 2016

    Jam refugjat në greqi dhe gruaja e ime ka filluar gjyqet per divorc un kam dhe dy kalamaj njeri 12 vjec tjetri 6 un nuk e kam mundesin të vej në shqiperi as kalamajt kurse gruaja vete çfar perfundimi do ket kjo zgjidhje martese