Mbi vrasjen e së resë, reagon shoqëria civile: dhunë e strukturuar, duhet të dalim nga kjo

Ngjarja e ndodhur sot në Tiranë, ku një i ri vrau një të re, është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale apo nga shoqëria civile. Anila Bega Cohen, Drejtore e Shalom Center Albania, jep një mendim ndryshe: "Për mua të gjitha vrasjet që ndodhin tek ne e kanë bazën në dhunën e strukturuar dhe spazmat e vrasjeve të bartura në instiktet e individëve që nga viti 1997. Çdo sistem përpiqet të frustrojë në mënyrë të strukturuar shoqërinë, që do të thotë ti nuk dhunohesh nga një individ i vetëm. Pa menduar se rrezikon deformim psiko emocional në rank kombëtar. Kthimi në steriotip i mekanizmit duke u përcjellë nga sistemi në sistem ka këto pasoja që ne hasim sot. Dhuna na shoqëron sa hapim sytë përmes kronikave të zeza që zenë vendin qendror nëpër media. KJO DUHET TE NDRYSHOJE URGJENT! Dhunë në parlament, dhunë në familje, dhunë në shkolla. Kemi kaq shumë shembuj dhe kontakte të përditësuara sa njerëz me personalitet të dobët ose që e bartin modelin nga fëmijëria e tyre, i duket si një gjë normale. Kërkojmë fajtorin ndërkohë që e kemi secili brenda vetes. Pra zgjidhja për mua eshte edukimi dhe trajtimi në formë edukative i kronikës së zezë."

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. VERA  e Premte 8 Qershor, 2018

    "edukimi dhe trajtimi në formë edukative i kronikës së zezë."