Meta 'Shejtani', 'Engjëll' Nishani! - nga Arben MANAJ

Nga Arben MANAJ

Basti më i madh politik i Shqipërisë post-zgjedhore është; Ilir Meta president apo jo?! Edhe pse është zgjedhur formalisht, ai ende, megjithë xhonglimet e mundshme ligjore, si ajo se kush ka të drejtë të thërras parlamentin dhe cfarë axhende përcakton në seancën e betimit të presidentit të ri, si paradoksalisht kryetari në detyrë i parlamentit dhe njëkohësisht, presidenti jo në detyrë i Republikës, sërish Meta mbetet një enigmë në postin e kreut të Shtetit.

Zgjedhja e tij përpara marrëveshjes së 18 majit, ishte për nga gjuha trupore e deputeteve që e zgjodhën, po aq e sikletshme dhe hipokrite, sa edhe rizgjedhja e Berishës në 97-ën. Dukshëm, ishte një lëvizje brilante për momentin politik, c’ka vuri në gjumë partnerin e koalicionit, për të ëndëruar sa më shumë pushtete për të dhe forcën e tij politike.

Ajo c’ka ndodhi me marrëveshjen ishte ndoshta nata më e gjatë dhe më e sikletshme për presidentin e zgjedhur, ç’ka e dërgoj plangprishësin Ilir Meta që pa gdhirë, në dyert e Berishës për të ankoruar mbijetesën e tij dhe qetësuar frikën nga sekretet e detajeve të akordit Rama-Basha. Ishte misteri i kësaj nate dhe nuhatja e frontit anti-LSI dhe anti-Meta, ajo që shpjegon metamorfozën e presidentit të zgjedhur drejt një kryepartiaku të “cfronëzuar”gjatë fushatës zgjedhore.

Retorika dhe shkumëzimi elektoral i presidentit të zgjedhur, por të pabetuar, nxorri në pah, shënjën e parë të sugjerimit dhe kërcënimit, jo aq të pamenduar dhe kolerik, se Meta mund të ishte i pari president, që mund të përjetonte shkarkimin, bërë nga ai që besohet se do jetë pasuesi i tij në rolin e kreut te ri të parlamentit, Gramoz Ruci.

Edhe pse Rama e mohoi në një program televiziv, dhe nuk kishte sesi të thoshte të kundërtën, kur deklaroj se Ilir Meta, do të betohet si President i ri i Shqipërisë, mbetet të shihet se cfarë karte ka nën mëngë kryeministri dhe lideri aktual opozitës më të madhe shqiptare, të cilit pse jo, do i konventonte një emër nga të pakënaqurit me të, për zëvendesuesin e Metës, sic ishte parashikur edhe nga varianti fillestar i BigMac-ut.

Një gjë është e sigurt, se një Ilir Meta president, do e bëj të flasi me vete kryeministrin Rama, sic e thërriste dikur në zyrën e kryetarit të parlamentit, nisur nga mllefi dhe inati politik i c’faktorizimit të partisë së presidentit. Dërgimi në klinikën e rehabilitimit politik të LSI-së, dhe humbja e celsit të klientelizmit, si fibra politike e LSI-së, falë të qënit në pushtet me të dy partitë më të mëdha, sa herë bënin rokadë mes tyre, ja zbut dukshëm influencën politikanit Meta dhe rëndësinë elektorale forcës së tij, të cilën, ai do vazhdoj ta drejtoj nga e njëjta dhomë gjumi, si edhe më parë.

Një Ilir Meta president edhe pse këto ditë, ai po përpiqet të hesht dhe të vesh xhaketen e “qetësisë” dhe neutralitetit presidencial, zorr se do ketë “dashurinë” e barabartë ndaj të gjithëve, si njeri mbi palët, edhe pse të gjitha palët, duket se janë kundër tij. Nisur nga ajo që u dëshmua në fushatë, ishte autogoli më i madh që Meta, i vogël në shtat dhe në staturën politike, shënoi në portën e presidencës.

Padyshim,që nisur nga komptencat që parashikon posti i Presidentit, Ilir Meta, do kërkoj të hakmerret për pabesinë e minutës së fundit ndaj Ramës dhe Rilindjes, dhe imagjinoj bllokimet e mundshme ndaj kandidaturave të ministrave apo dipllomatëve të rinj shqiptarë.

Nuk mund ta imagjinoj një Ilir Meta të dekretoj po them Saimir Tahirin, apo Fatmir Xhafën, nëse Rama do i propozonte si jurist, si Ministër të Drejtësisë apo të Brendshëm,p.sh. Ilir Meta president, do bëëj që Nishani t’i duket mandatit të dytë të Ramës, një “ëngjëll”, i cili edhe pse nuk ishte më kooperuesi me kryeministrin, por gjithësesi nuk ishte tërësisht bllokues dhe “hante pyka”.

Nuk e imagjonoj dot, për shembull, një marrëdhënie institucionale normale mes një Ilir Mete president dhe një Kryetari Parlamenti të drejtuar nga Gramoz Ruci, pas shkëmbimit të fyerjeve dhe përshkrimeve derogative që Meta i bënte Rucit në Fier, për kalimet e tij kufitare, në kohën e krizës së piramidave.

Për Ramën dhe mandatin e tij të dytë, qofte edhe në sintoni politike me Bashën, pas rimandatimit të tij thuajse të sigurt në krye të PD-së, një fund i tmerrshëm me Metën, do ishte shumë më mire, sesa një tmerr pa fund. Reforma e pritshme kushtetuese dhe elektorale dhe ajo administrative, nga e cila padyshim, që Partia de jure e gruas së Metës do ishte më e dëmtuara, do ngjall demonë të rinj politik në sjelljen presidenciale të Ilir Metës.

Nuk dua të spekulloj se çfarë mund të sjellë Vettingu dhe lufta kundër korrupsionit, por edhe thjeshtë insinuata se do ketë peshq të mëdhenj që do bien në rrjetën që pret BE-ja të dal nga deti i trazuar i politikës shqiptare, apo edhe thashethemnajës së armiqëve politik dhe jo vetëm të presidentit të zgjedhur, se Ilir Meta ka CV-nv, më të përshtatshme për një gjë të tillë, do ishte më e udhës që vetë presidenti i zgjdhur të jepte dorëheqjen, dhe t’i dëshmonte “kundërshtarëve “ se ai nuk është nga ata lloj peshqish që e kap perzevoli i Vettingut.

Gjithshka mund të ndodh brënda kësaj vere të nxehtë politiko-elektorale, e cila ka ofruar që në krye të herës shumë surpriza politike, nderkohë që Rama po bëhet gjithnjë e më i paparashikueshëm dhe i padeshifrueshem; shënjë kjo e sofistikimit të tij si politikan, që përmes aksiomës së tij proverbiale se “s’keni parë gjë akoma…”, po din të “outsmart” edhe ata që janë mbajtur deri me sot, si ujqër të vjetër të politikës shqiptare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet