Metollari për të përditshmen maqedone Nezavisen Vesnik: ''Ka ardhur koha që Maqedonia të shohë përpara''

Është momenti që Maqedonia të bëjë një shkëputje përfundimtare nga e kaluara dhe të shohë përpara. Përgjithësisht rajoni i Ballkanit duhet ta bëjë këtë, pra të jetë më i hapur ndaj të ardhmes dhe të punojë më shumë për këtë. Qytetarët nuk duhet të pranojnë që nacionalizmat ti mbajnë peng në një politikbërje që ngre mure. Sigurisht kjo ka lidhje me klasën politike e cila nga ana e saj duhet të gjejë rrugën e dialogut. Negociatat duhet të fillojnë mbi bazën e arritjes së një rrezultati në favor të prespektivës europiane të vendit. Diplomacia europiane, ajo e SHBAsë dhe NATO-s, ka patur një rol të rëndësishëm, dhe nuk e ka qenë aspak presion ndaj shtetasve maqedonë apo partive, pranimi i kësaj marëveshje. Presion nga ana tjetër konsideroj politikat jo konstruktive që duke përdorur argumente nacionaliste po pengojnë që qytetarët të shohin benefitet e të qenurit qytetarë me një mirëqënie të lartë ekonomike. Ky nuk është një proçes le ta quajmë kështu "shit-blerjeje", është nje proçes negociatash dhe vendimesh politike për interesin e vendit. Në këtë rrugëtim palët politikë duhet të tregohen në lartësinë e interesave ekonomike, diplomatike dhe politike të vendit. Suksesi i këtij referendumi që unë uroj të arrijë numrat, do të jetë një mësim i mirë për partitë politike maqedone, të cilat duhet ti japin një formë përfundimtare atij. /Intervista e dhënë për të përditshmen maqedone Nezavisen Vesnik/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet