Mos shkoni deri në Kavajë, e përdhunoj unë ku dhe kur të doni

nga Bledi MANE

E dini ju kur kam lindur, si jam rritur, ku jetoj? Në pranverën e vitit 1997 kur u linda në maternitetin e një province, të qarat e mia nuk dëgjoheshin. Zhurma e breshërive të kallashnikovëve dhe granatave e meknin zërin tim. Prindërit më pas më plasën të shtëpia e gjyshes dhe babi mori mamin e nga Vlora shkuan me skaf në Itali. Porsi disa prej djelmoshave të kohës, edhe babai im nuk i rezistoi dot tundimit. Si dhëndër i ri që ishte dashuronte paratë, jo nënën.

Vit pas viti më munguan përkëdheljet e prindërve por jo etiketimet dhe fyerjet e njerëzve në qytezë. Për ata unë isha kopili, djali i një prostitute që e shfrytëzonte burri rrugëve të Italisë derisa kur u bëra adoleshent, mamin dhe babin e kthyen nga Italia dhe babi nga frika se mos nëna ime e kallëzonte në polici, u sforcua duke na mbajtur si një familje sa për sy të botës.

Brenda mureve të shtëpisë tonë kishte sherre, dhunë, zhurma, ulërima, mallkime, asnjë puthje, aspak dashuri dhe kështu të copëtuar me tresh me lekët e kurvëllikut të mamit blemë shtëpi dhe dyqan në Tiranë. Jeta e re në kryeqytet mbartte historitë e vjetra dhe unë çdo natë nga sherret e prindërve dëgjoja lloj-lloj poshtërsish dhe historish që më këpusnin edhe shpirtin, më këpusnin edhe lidhjet me prindërit.

Ne kishim prona, kishim lekë, kishim armë, kishim makina por nuk kishim as komunikim njerëzor e as respekt. Po rritesha si marinari që lundronte oqeaneve por kurrë nuk kshte pasur shansin sikur një herë të vetme të kridhej në dallgët e detit.Ushqehesha me hashash, me kokainë, me pizza, me alkool, me urrejtje por kurrë nuk më ushqyen me dashuri dhe përkëdhelje. Shkoja në shkolla të shtrenjta por kurrë nuk më mësuan në shtëpi me norma njerëzore. Ndjeja adrenalinën e ngarjes me shpejtësi të makinave por asnjëherë nuk u spërkata me eliksir dashurie.

Sa më shumë rritesha, aq me shumë njihja fyerjet e një mashkulli ndaj femrës siç bënte babai im me nënën. Sa më shumë burrërohesha, aq më shumë më eksitonte dhuna shtazarake e një mashkulli ndaj femrës siç bënte babai im. Mes shoqerisë time nepër rruge ka vetem fyerje, droge, bixhoz dhe dhunë.

Në shkollën time të shtrenjtë ka veç pordhë, luks i shfrenuar, bullizem, droge, kurvellëk fasadash, injorance kolektive. Në shtëpinë tonë ka fyerje, klithma, dhunë, gjak. Në televizorin tim ka lajme me plagosje, me vjedhje, me vrasje, trafik droge.

Në celularin tim ka lajme portalesh me gjak, armë, këngë me tekste te dhunshme, ka porno perverse...

Unë nuk kam dashuri për askënd, jam rritur për të urryer. Ndaj nëse ndonjë vajzë me dashuron, nuk më besohet. Më duket sikur babai që fyente dhe dhunonte nënën time e ua shiste për seks e për para jo vetëm shokëve por edhe klientëve në rrugët e Italisë.

Gjithesesi mos u mërzisni. Kur të rritem do e korigjoj veten e do bëhem deputet. Brengat e jetës time nuk do pasqyrohen fare në oratorinë time, në sjelljen time. Parlamenti ynë është e vetmja kuplara zyrtarisht legale.

Author
Hermes News

Redaksia

Lajme të ngjashme

Opinion

Kriminelë!

e Mërkurë 6 Shkurt, 2019

Opinion

Lëshoni institucionet!

e Enjte 13 Dhjetor, 2018

Shkruaj një koment

0 Komentet