Ndërmjetësimi dhe roli i tij në zgjidhjen e konflikteve

nga Av. Phd Sabina Meta

Ndërmjetësimi është një nga mënyrat e parashikuara në ligj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të ndryshme që lindin mes njerëzve si rrjedhojë e ekzistencës së konflikteve dhe marrëdhënieve ekonomike, socilae, etj që zhvillojnë individët, personat fizikë e juridikë mes tyre si rrjedhojë e lidhjeve familjare, marrëdhënieve kontraktuale, miqësore, jomiqësore.

Sipas ligjit Nr.10385, datë 24.2.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve” Neni 1 mes të tjerave jep dhe një përkufizim se çfarë nënkuptojmë me ndërmjetësim. Ndërmjetësimi është veprimtari jashtë gjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje me anë të një personi të tretë asnjanës (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin.

Ndërmjetësimi për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve është veprimtari e pavarur, që ushtrohet në përputhje me këtë ligj dhe nuk bie në kundërshtim me të. Ndërmjetësit nuk kanë të drejtë të urdhërojnë apo të detyrojnë palët të pranojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Per sa më lart ndërmjetësimi është proçedurë, teknikë mënyrë për të arritur një zgjidhje të konfliktit në mënyrë paqësore, dhe pjesë përbërëse e kësaj proçedure është arritja e një marrëveshje që është finalizimi i tërë proçesit në marrëveshjen përbashkët mes palëve ku përcaktojnë të drejtat dhe detyrimet reciproke që marrin përsipër, duke e sjellur ndërmjetësimin si mënyra më fitim-prurëse pasi konflikti zgjidhet miqësisht mestyre dhe kemi dy palë fituese Win-Win.

Ndërmjetësimi si proçedurë bazohet në parimin e barazisë së palëve, konfidencialitetit të të dhënave, si dhe në respektimin e fleksibilitetit e të transparencës së proçedurave dhe të vullnetit të palëve në proçes. ReferuarLigjit Nr.10385, datë 24.2.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, parashikohet dhe fusha e shtrirjes objekt ndërmjetësimi dhe jo vetëm e cila zbatohet për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve në fushën e së drejtës civile, tregtare, të punës dhe familjare.

Ndërmjetësimi në fushën penale zbatohet për mosmarrëveshjet që shqyrtohen nga gjykata me kërkesën e të dëmtuarit akuzues, ose me ankim të të dëmtuarit, sipas neneve 59 dhe 284 të Kodit të Proçedurës Penale, si dhe në çdo rast kur ligji i veçantë e lejon atë. Palet mund te drejtohen personalisht pranë një ndërmjetësi, ose njëra nga ato, ose përmes Gjykatës.

Kur vihet në lëvizje për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje në fushën e së drejtës civile, tregtare, të punës apo familjare, gjykata ose organi përkatës shtetëror, brenda kompetencave të parashikuara në ligj, detyrimisht ftojnë palët për zgjidhjen me ndërmjetësim, veçanërisht, por pa e kufizuar vetëm në to, të mosmarrëveshjeve: në çështjet civile dhe familjare, kur ndërthuren interesat e të miturve; b) në çështjet e pajtimit në rastet e zgjidhjes së martesës, të parashikuar nga neni 134 i Kodit të Familjes; c) me karakter pasuror me objekt padie deri në 500 mijë lekë, si dhe për paditë për kërkimin e sendit, për paditë mohuese e për paditë për pushimin e cenimit të posedimit. Në rastin e mosmarrëveshjeve në fushën penale, kur proçedimi penal ka nisur, gjykata detyrimisht fton palët përzgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjeve të parashikuara në pikën 3 të këtij neni.

Marrëveshja në ndërmjetësim është konkludimi i punës së palëve në proces, arritja e negocimit mes palës kërkuese nga njëra anë dhe palës tjetër (së cilës i kërkohet diçka) nga ana tjetër që kanë ardhur për negocim e natyrisht ndërmjetësit. Marrëveshja për ndërmjetësim mund të jetë e plotë e pjesshme, kushtëzuar, në varësi të synimeve që kanë pasur palët dhe negocimit mes tyre në mënyrë që të kemi dy palë win-win.

Marrëveshja për ndërmjetësim është pjesa themelore e terësisë së kësaj proçedure pasi përkon me arritjen e një marrëveshje mes palëve duke sheshuar në këtë mënyrë konfliktin, duke rënë dakord lidhur me drejtimin e mëtejshëm të marrëdhënies mes dypalëve. Ndërmjetësimi përbën titull ekzekutiv, palët më të realizuar marrëveshjen përkatëse, mund ti drejtohen Gjykatës për lëshimin e Urdhër - Ekzekutimit dhe për të proçeduar më tej me veprimet përmbarimore për të konkretizuar tashmë marrëveshjen e realizuar mes tyre në të cilën janë të cituara të drejtat dhe detyrimet përkatëse.

Një rast i ngjashëm ka qenë dhe Vendimi me Nr.vendimi ____dt ____të Gjykatës së RRethit Gjyqësor Tiranë, në të cilën është vendosur pranimi i kërkesës dhe lëshimin e urdhër ekzekutimit për marrëveshjen e ndërmjetësimit me nr 4/13 dt 13-12-2015 …..duke ngarkuar Zyrën e Përmbarimit për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi. Pra siç e shohim Ndërmjetësimi është rruga më e shpejtë e sigurtë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve duke shmangur zvarritjet e proçeseve gjyqësore dhe duke ndikuar në realizimin e menjëhershëm e të drejtpërdrejtë dhe efikas të të drejtave dhe detyrimeve mes palëve konfliktuale.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet