Ndrikulla-t e Partisë Socialiste

nga Doriana METOLLARI

Partia socialiste ka në listë deputetë që flasin në foltore, një herë në mandat, se nuk përmbushin as kushtin e gjuhës letrare. Me datë 21 Janar, Ndrikulla i PSsë, i përfolur se ka iniciuar dhunën e protestës së 21 janarit, u kërkoi qytetarëve të kenë ''besim tek partia''.

Nuk gëzojnë respektin e askujt brenda partisë, por ata prapë duhen, sidomos në kohë zgjedhjesh, për të parandaluar veprimet e "armikut", ose për të ruajtur votat, por ajo çfarë nuk ishte parashikuar për këtë kategori që zyrtarisht mbajnë profil të ulët, ndërsa de facto e turren si lukuni ndaj qytetarëve me lloj- lloj dhune morale dhe psikologjike, ishte iniciativa e tyre për të fituar sa më shumë pushtet.

Arsyet pse kanë lulëzuar janë dy: e para sepse çobanit, (me gjithë respektin për çobanët), kur i jep pushtet ndjehet pushteti vetë, dhe krijon bajrakun e vet brenda shtetit. E rivalizon madje dhe po ti duhet ta bëjë.

E kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama rrethohet nga ndrikullat dhe bobat dhe kjo e bën të paprekshëm sepse bobat bëjnë presion, dhunojnë aty ku duhet, edhe japin dajak kur duhet, se varet se në çfarë niveli kërkohet ndërhyrja. Në këmbim të kësaj shpërblehen me tendera, sidomos me tendera.

Ndrikullat i kanë qejf, sepse është para e madhe, e sigurt, para që vjen nga buxheti dhe çoç bien dakord me ndonjë koleg për shumë "detaje". Eh, po. Ndrikulla-t kanë mbuluar PSnë. De jure burra me taban, de facto përdjekës të rëndomtë, kriminela ordiner dhe dhunues moral, sidomos grash.

Të jesh gazetare në Shqipëri do të thotë të përballesh më ngacmime në vende publike, bulizma, lloj lloj togfjalëshash që i zbulon se ekzistojnë në fjalorin shqip, ndërsa për meshkujt është më e dhunshme, dhe mbaron menjëherë. Dajak në një vend publik. Pastaj ka dhe kusure të tjera sigurisht.

Ndrikullat lulëzojnë brenda Partisë socialiste. Lulëzojnë se janë bërë shtet brenda shtetit . Lulëzojnë sepse dhunojnë, kontrollojnë trafiqe me bandat që i kanë shpërndare, lulëzojnë sepse kanë imunitet. Ia dha partia, por influenca që kanë në publik është 0. Ndrikullat nuk gëzojnë reputacion, gëzojnë vetëm mbështetje. Kështu lulëzoi edhe Pjerin Ndreu, edhe pse zërat thonë se është me vizë të kuqe nëpër ambasada. Lulëzojnë ndrikullat dhe pse kanë dosje në prokurori. Eh po ndrikulla-t lulëzojnë, mbi të gjitha sepse të gjithë e dinë se një ditë ndrikullat gjakftohtë veprojnë, dhe heshtin njerezit.

Ose jo.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet