Në gur e në dru !

nga Luan Kurti

Parlamenti dje ka qenë ekselent. Gjërave u ranë në kokë, pa bërë bizhdila. Konkretisht këta të PDsë pasi dorëzuan “armatimet” tek porta sipas zakonit me urdhër të gardës, zunë vend në sallë. Një zonjë e nderuar mohoi kategorikisht që të kishte vezë. Në dijeninë e saj as kolegët e tjerë nuk dispononin. Vezët që qëlluan kryeministrin nga dolën dhe nga hynë për më tepër?! Kjo mbetet mister dhe shenjë e qoftëlargut. Disa thonë se kanë qenë vezët që i tepruan Vetëvendosjes në Prishtinë, që ja dha xhaba demokratëve tanë. Kjo tregon se bilancet tregtare midis dy vendeve janë rritur. E vërteta është se snajperët demokratë dolën huq tre herë dhe tani çoç e keqe do të ndodhë në Shqup. Mund të jetë dhe bestytni, që thonë se me tre huqe digjet shtëpia! Prandaj Berisha premtoi të dorëzonte mandatin....Në gur, e në dru !

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet