Në këtë vend nuk ka erë

nga Doriana METOLLARI

Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur haptas dhe nguli këmbë që Tiranës dhe Shkupit nuk duhet ti çelen negociatat. Gjermania nuk e bind. Në fund të fundit POja gjermane nuk kalloi pa probleme, dhe debate brenda në Parlament. Numri i lartë e azilkërkuesve ekonomik nuk ka qenë në favor të Shqipërisë dhe Macron tha se nuk dinte si t'a justifikonte këtë para qytetarëve të vet. Të shkosh në shtëpinë e tjetrit dhe të kërkosh lëmoshë nuk është në nderin e askujt, por Macron harroi të thoshte dhe rivalja e tij le Pen nuk i do fare të huajt, dhe kjo politikë është e dyta në Francë. Toleranca ndërmjet popujve brenda BEsë nuk po jeton në ditët e saj të mira, dhe integrimi për shqiptarët dhe maqedonët nuk mund të jetë i lehtë.

Rama lau duart, ndërsa maqedonët i hodhën fajin tiranës, pasi i buzeqeshën një herë planit të holandës dhe finlandës për ndarjen nga Shqipëria, pa rrezultat. Xhelati i Shqipërisë në BE Holanda hodhi vrer për krimin e organizuar shqiptar, pa harrruar të thoshte se ai është i papërfillshëm në krahasim nivelin e krimeve që ndodhë në Holandë, jo nga shqiptarët. Finlanda ndërroi letrat në momentin e fundit, dhe u përpoq të shtynte maqedoninë drejt derës së Unionit por BE nuk mund të tregohej kaq e pakujdeshme.

Kryeministri maqedon dha dorëheqjen, Rama menjëherë për pas pati një konferencë për shtyp, ku me një qetësi të tepruar la të kuptohej se nuk do të kishte dorëheqje. Vendi do të vazhdonte me reformat dhe ligjet e lëna përgjysëm për të cilat kryeministri shqiptar duket se ka frerët ende në duar.

Kushtet e vëna nga Gjermania vlejnë ende për integrimin dhe shqiptarët presin ngritjen e SPAK, arrestimet e vjedhësve të votave, dhe reformën zgjedhore. Vendi është i bllokuar: nga një opozitë jashtë, nga disa deputetë që nuk dinë as të shkruajnë dhe u bënë gazi i botës, nga krimi i organizuar që u ka vënë duart në fyt politikanëve dhe nuk i lë të lëvizin. Ka dhe shumë shkaqe të tjera.

Eshtë e qartë se në këtë vend nuk ka erë, për momentin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet