Në të sëmës i qoftë integrimit në BE... - nga Basir ÇOLLAKU

Ftesë gjermane, gati hapja e negociatave dhe përralla me përshesh hashashi. Lajmet online, sigurisht me qoka qeveritare janë stërmbushur. Nëse negociatat për në BE, po i blejmë me plehra e muxhahedinë dhe drogë, në të sëmës integrimit...sepse për meritueshmëri detyrimesh të plotësuara reformash dhe luftë ndaj krimit e korrupsionit jemi ibret..Sapo dolëm të parët në trafik droge...Nëse ne jemi ku thërret qameti në drejtësi, katrahurë në ekonomi, ndër vendet më prodhuese dhe eksportuese të drogës në BE dhe për BE, atëherë përse na vë dorën në zemër Europa ?

Kur 70 mijë qytetarë shqiptarë, një qytet i tërë kërkon azil zyrtarisht, duke e parë Shqipërinë të pa tjetërsueshme, atëherë çfarë përparimi të hatashëm kemi bërë?! Kështu BE po legalizon bashkë me drogën në Shqipëri dhe pronarët e saj, politikën shqiptare.

Vettingu me sa duket është një telenovelë e pa ndodhur. Nëse fajtorët e kësaj Shqipërie të masakruar nga grabitje e vjedhje do jenë prapë këta politikanë që do na shiten si heronj, atëherë sa na kanë mashtruar e gënjyer bashkërisht. Madje kanë çertifikuar mosndëshkueshmërinë me bekimin e tyre.

Ne i themi po europianëve dhe partnerëve për muxhahedinët terroristë, po për plehrat vrasëse që si merr askush tjetër, edhe ata mbyllin sytë për drogën dhe demek negociata. Negociata me një shtet, ku më shumë se gjyma e qytetarëve të tij kanë ikur me kohë në Europë, Usa dhe gjithë botën. Dhe vazhdojnë... Ndoshta BE për pa aftësi e faj të saj mundohet të hapë një gjysëm shtegu, para se ky vend të bëhet braktisje për këdo nga ne.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet