Nga George Washington tek Donald Trump - Roland QAFOKU

Kur George Washington mori detyrën kishte 400 skllevër. Kishte raste që Thomas Jefferson bënte takime në zyrë i veshur me pizhama. I cilësuar si babai i Kushtetutës, James Medison ishte I gjatë 1.65 metra. Teksa zihej me sekretarin e Thesarit, James Monroe e ndoqi atë me vrap nëpër korridoret deri jashtë Shtëpisë së Bardhë për ta qëlluar. Andrew Jakcson kishte bërë 100 duele me pistoletë përpara se të zgjidhej shef i Shtëpisë së Bardhë. Johan Tyler kishte 15 fëmijë. Gruaja e Zachary Taylor lutej në kishë që burri i saj të mos fitonte garën për president. Abraham Lincoln urdhëroi varjen në mes të qytetit të 307 personave.Andrew Johnson ishte me profesion rrobaqepës. Rutherford Hayes ndaloi përdorimin e alkolit në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë presidencës së Frenkil Roosevelt pati më shumë tradhëti bashkëshortore se asnjëherë tjetër në historinë e presidencës. Hurry s.S Truman drejtonte vetë avionin privat dhe ulej në pistën e Shtëpisë së Bardhë duke krijuar shpesh situate alarmuese për sigurinë. Dwight Eisenhour-in nuk guxonte njeri ta ndërpriste teksa luante golf në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë edhe kur kishte një situatë gati për luftë. John Kennedy Ishte I pari marinar qe u bë president dhe jahti I tij kishte më shumë vajza se sa marinarë. Lindon Johnson drejtonte makinën me 150 kilometra në orë ndërsa pinte whiski. Richard Nixson e fali Elvis Priesly-n që u fut më pistoletë në brez në zyrën e tij. Gerard Ford dilte natën në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë për të shëtitur qenin. Jimmy Carter është i vetmti president që ka deklaruar se ka parë një UFO. Ronald Reagan ishte aktor dhe showman përpara se të bëhej shef I Shtëpisë së Bardhë. Jeta private e Bill Clinton në Shtëpinë e Bardhë u bë spektakël publik për amerikanët. Nga presidenti i parë e deri te 45-si i sapozgejdhur, të gjithë kanë patur anët e tyre të mira, por edhe dritëhijet. Historia e SHBAsë na ka mësuar se të gjithë ata ishin njerëz si gjithë të tjerët që në kohë të ndryshme, fati, ambicja por edhe rrethanat i bënë të futeshin në histori. Nuk bën përjashtim nga e gjithë parada e 45 presidentëve as Donald Trump. Sado për të të kenë bërë etiketime dhe cilësime, shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë nuk bën fare përjashtim nga paraardhësit e tij.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet