Nga çfarë ka frikë një artist ?

Intervistë me legjendën e humorit Zef Deda, artistin e tete karaktereve në skenë. Të gjithë e njohin Zefin: po Pjetri ?

Çfarë ka ndryshuar në jetën tënde kohët e fundit Zef ?

Nuk mundem me qesh shumë. Kam ndryshu dhe mënyrën e të ngrënit. Vazhdoj të eci, të folurën e kam pak problem, po aktivizohem në skenë. Kisha frikë se mos po e lija, nuk ndodhi. Incidenti nuk më ka frikësu, i jam kthyer skenës më shumë madje, por ai djali i shpejtë, i shkathët nuk është më.

Cila është fobia jote ?

Vetmia është fobi për mu. Më prish punë fort kur jam vetëm, qaj. Me më lan pas dore është si me m’mbyt. Mos me më aktivizu, mos me pas drita në skene, ajo është jeta jeme unë nuk kam jetë tjetër. Moskokëçarja për artin dhe artistin më merzit. Politika më e mirë, është mbështetja për artin.

Ti vjen nga familje artistësh (ndërhyn Bruno Shllaku) ?

Për këtë pyetje do të përgjigjem unë se Zefi nuk tregon. Baba i Zef Dedës është skenografi i parë shqiptarë. Arkitekt, nxenës i At Gjergj Fishtës, i përkëdheluri i Fishtës në pikturë dhe arkitekturë në shkollën e famshme të Françeskanëve, nxënës i Ndre Mjedës. I pari skenograf i Teatrit, nipi i At Bernardin Palit, prej të cilit e kemi Fishtën e zbërthyer: ka shpall filozofinë e tij, ishte filozof i shkrimtarëve gegë. Pjeter Deda ka qenë piktor dhe vdiq në 1954, kur une isha 6 vjeç e gjysëm. Kur erdhi një ekip nga Gjermania Lindore dhe panë shfaqjen “Stuhia” me rregjizor Gjergj Shllaku dhe skenografi të Pjetër Dedës, në fund të saj skenografi gjerman u ngjit në skenë dhe filloi ta prekë me duar, skenën. “Kujtova se gjithçka është në butafuori, me mahniti teknika e pikturimit, u befasova, bravo. E ke ba pikturën, me prespektivë”, i tha. Ekzsiton nje pikture nga Pjeter Deda, unike e At Gjergj Fishtes. Sapo kishte vdekur, kur motrat do te lajmeronin, Pjetri, end pa u ftohur trupi i poetit të madh vuri një tavolinë në derë, u ngjit siper saj dhe i bëri një portret Fishtës, ajo që është një relikë sot dhe ndodhet në shtëpinë time. Unë do të bëj një aktivitet për nder të tij.

Si ke qenë fëmijë Zef ?

Jam rritur me nënën, vëllanë e motrën në varfëri. M’u desh të punoja herët, por nuk harroj ata që më futën në rrugën e artit dhe ndihmen e madhe të Paulin Lacaj. Kam qenë i dobët nuk kam ngrënë kurrë. Zefin e vogël, e mbanin tek zyra e babës, tek studioja. Si fëmijë që isha, më dukej përrallë teatri, si fëmijë i doja, aktorët më dukeshin hyjnor. Aty vendosa të filloj aktrimin. Kur më vdiq baba, teatri më mbjajti afër. Më çuan për murator që 13 vjeç dhe shkollën e mesme e kam bërë në ndërtim. Por jam aktivizuar. Zef Juabni më mbante në prehër dhe me thoshte “Zeku na e imito pak axhën Zef ?”. Pas vdekjes se babës nuk na lanëasgja ne shtepi. Të gjitha na i mori komunizmi, edhe penelat e tij i morën dhe i zhdukën.

A ke ndonjë ves (ndërhyn Bruno Shllaku) ?

Për mendimin tim, Zefi ka një ves të jashtëzakonshëm. Ka vesin e të krijuarit, brenda një seance provash, ai ka për detyrë të sjellë deri në tetë lloje tipash. Unë di të bëj këtë, cili të pëlqen ? Ky është vesi, i njerëzve super të talentuar, është e rrallë, nuk gjëndet kudo por nëpër miniera, për të nxerre karaktere.

Cili është karakteri më i vështirë ?

Karakteri më i vështhirë është mashtruesi, rrenacaku, vrasësi.

Më i lehti ?

Ai që është i ndërgjegjshëm për çfarëdo që bën, e bën dhe gabim, por ai e di dhe e pranon. Mashtruesi e rrencaku të mban pezull, të çon dhe në hava por të shef larg, sepse sheh ndonjë kanal për me të hedh. //Intervistoi Doriana Metollari//

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet