Pusht pushteti

nga Doriana METOLLARI

Zagarët e partive nuk janë më fenonene, kanë emra dhe mbiemra. Fenomene ishin në kohën e Enverit kur askush nuk fliste. Por sikur dikush do të fliste për pushtat e pushtetit atëherë nuk do të rriteshin kaq shumë sot. Tani merre një ish sigurims të kohës së Enverit dhe jepi imunitet. I njëjti mekanizëm dhune si në kohën e partisë. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe abuzim i pastër me pushtetin. Por pushtat prapë lulëzojnë. Lulëzojnë pushtat si Pjerin Ndrikulla sepse mbi të gjitha dinë dhe janë mjeshtra të përdorimit të dhunës morale, e kanë në gjak.

Së pari pushti përdor policinë (sigurisht jo të gjithë policët) . E dyta, agjentët e sigurimit në terren. Ah meqë ra fjala, sigurimsat janë kudo në zonën e terrenin ku pushti më pushtet ka influencë. Shitësa frutash, biznese private, banka, pika karburantesh, ej edhe bankë, imagjinoni. Mjafton një telefonatë, dhe të provokojnë a dhunojnë, a bëjnë bullizëm në format më të ulëta të mundshme.

Ti qytetar rrihesh dot me të gjithë? Jo. Ja pra si pushti dhunon.

Përndjekja e pushtit me pushtet është hapi tjetër. Edhe t'i hapë rrugën policia. Pra me polici. Ka prapë, pushtat me pushtet, organizojnë bullizma. Në bare ku ti je me familjen, në rrugë. Ku ti dojë qejfi, pa dalë në skenë. Kë do denoncosh turmën? Pas tij fshihet gjithmonë pushti. Edhe të të sojisin ndonjë skenë me regji e skenar, aty ku je ti brenda lokalit, një skenë me zagarët e vet, provokime seksuale psh. Edhe dështmitarët i kanë të tyret. Thirr policinë ti dhe të mohojnë gjithcka.

Prapë? Po të dalësh ti në rrugë të të afrohen zagarët e pushtit me pushtet, të të shtyjnë, të të bëjnë gjeste të turpshme.

Po ti përdorë të gjitha gjestet me gishta deputeti i Ramës brenda në makinën e vet kur kalon? Po të të ndalet me makinë para këmbëve e ti lëshojë dritat në sy, fik e ndiz. Por të ti verë nga pas motoristët me skafanda në kokë, që të ndalen kur ti futesh nëpër dyqane që të tërheqin vemendjen e miletit dhe shitëses, që e kanë me ty. Po të të sjellë brenda vendit ku ti shkon, njerëz që flasin keq për ty, tallin aty, qeshin, kot pa shkak. Janë njerëz të pushtit dhe duan të të ulin moralin? Dhe pse i bën këto të gjitha pushtin e luan njeri. Përkundrazi e propozojnë për vende të tjera. Fjala vjen kandatiat bashkie në Lezhë.

Ah se harrova, sa më shumë që flet aq më shumë rritet agresiviteti ndaj teje në rrugë. Tani që partia Socialiste ka ligjin antishpifje për pushtat e vet, ia ka lehtësuar rrugën e dhunës, se pushti nuk lë gjurmë. Të lumtë z. Rama.

Pra tani që PS ka vendosur të mbrojë të vetet, po pres me durim se mbase do paditem dhe unë. Pas kësaj do të flas përsëri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet