Doriana Metollari, Editore Hermesnews.al

Një shpresë e fundit

nga Doriana METOLLARI

Gjermania foli pak më shumë se Franca në samitin e Berlinit, për të vetmen arsye se ka qenë më e vëmendshme ndaj Shqipërisë. Samiti i Berlinit nuk ka të bëjë me proçesin e negociatave, i cili udhëhiqet nga Komisioni Europian, pra "Qeveria e BEsë". Johannes Hahn tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë plotësisht çeljen e negociatave, një proçes që sidoqoftë nuk është i menjëhershëm sepse ka disa hapa deri në anëtarësim.

U fol më pak nga çfarë u publikua në këtë takim mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel me Emmanuel Macron, por kjo dyshe tha se do të impenjohej më tepër në Ballkan.

Më rritjen e nacionalizmit dhe grupeve ekstremiste në BE Shqipëria apo vendet e tjera nuk do ta kenë të lehtë proçesin e çeljes së negociatave, që duhet të bëhet para zgjedhjeve të reja në Parlamentit Europian. Shqipëria do ta ketë më të lehtë rrugën nëse çelësi i anëtarësimit jepet në Qershor, dhe më pak të lehtë nesë shtyhet për në Shtator, pasi partitë ekstremiste priten të shtohen.

Rrymat që luftojnë për ta mbajtur larg nga Unioni, Ballkanin, po duken që tani, pasi mediat e huaja u turrën të japin prononcimet e disa parlamentëve gjermanë që gjithsesi nuk ishin as të parlamentit as të qeverisë gjermane, por më interesante se kjo është fakti që mediat shqiptare po ashtu i cituan. Këto të fundit dhe një herë më shumë u përdorën politikisht, duke bërë interesa që nuk janë pro shqiptare.

Dhe pse opozita duket se po zbret në lojë, pas një vendimi të çmendur për djegien e mandateve, disa media punojnë qartë për qarqe që duan ta mbajnë Shqipërinë larg Europës dhe po krijojnë një hendek gjithnjë e më të madh prej saj dhe BEsë. Por një Ballkan i destabilizuar, është kundër projektit europian që në thelb është një marëveshje paqeje, që Europa deri tani e ka mbajtur vetëm për vete.

Brenda BEse shqiptarët do të kenë mundësi të ndërtojnë një jetë të shëndetshme mbi një ekonomi të shëndetshme, jashtë saj jo. Hapja do të thotë të shikosh dhe të marrësh me të mirën, të rritesh, të ecësh para, dhe mbash lart dinjitetin tënd, plotësisht i merituar. Jemi të vetëdijshëm për këtë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. AM  e Martë 30 Prill, 2019

    Një analizë e shkuryër dhe e saktë!