Nuk bëhet qameti për dy ministra !

nga Luan Kurti

Presidenti nuk i dekreton ministrat e rinj. Në respekt të Kusht - e tut-ës. Ku thuhet se mund të presësh 7 ditë fermentim para se të shkosh tek produkti. Po mirë, do thoni juve, pse më para i ka bërë tak-fak ?... Po ja që e ka kuptuar se punët me ngut s’janë të paqme, i ka vënë gishtin kokës. Nuk bëhet qameti për dy ministra të majtë më pak apo më shumë. Ai që është alfi i djathtë mund të bëj edhe të majtin, pa problem. Luaj me mbrojte të përforcuar, me varjantin “gjuaje topin lart sa të mbidhen shokët”. Zëvëndësimet bëhen me ferman. Dhe fermani ka nevojë për vulë të njomë dhe për vulë të thatë. Se prandaj quhet fer(r) man. Dhe ku e gjetët tani për 20 shkurt o të uruar, kur kemi përvjetorin e rrëzimit të monumentit të “Xhaxhit”, dhe na kanë kapluar kujtimet. “Eh, eh, demokraci”...

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet