Nuk është Europa që duam

Nga Doriana Metollari

HermesNews - Erdhi Merkel, iku Merkel dhe shqiptarët sot nga pak të gjithë ndjehen gjermanë. I doli nami dje Merkelit për thjeshtësinë e saj dhe simpatinë me të cilën e pritën njerëzit. Asnjë presje nuk ua heq këtyre, sepse unë ende nuk e kam kuptuar pse njerëzit duan pushtetin apriori me shumë sesa të vrasin mendjen për pushtetin.

A t'i pyesim pak grekët çfarë mendojnë për Merkel ? Jo, jo, më mirë jo.

Më shumë sesa gruaja e hekurt e Europës, ka media në Europë po flasin për Merkelin si një grua depresive e cila po merr vendime, që rrezikojnë ta ndajnë europën në dy pjesë: veriore dhe jugore. Në një pjesë të madhe sundon Franca - Gjermania dhe Britania, pjesa tjetër u përshtatet. Kjo është Europa ku duam të shkojmë ? Jo, nuk besoj.

Janë të dukshme investimet gjermane në Shqipëri çfarë do të sjellin me siguri standard sepse shqiptarët kanë dëshirë për t'u përmirësuar dhe përshtatur modernes dhe pse këtë e bëjnë në mënyrë të sforcuar disa herë, gjithsesi e bëjnë. Të gjithë popujt e lirë i janë përshtatur atij që i ka dhënë një shembull të mirë. Lajmi nuk është që Shqipëria po rritet, lajmi është se po rritet shpejt, dhe druaj të mendoj nëse po kalon nëpër atë rrugë që sot mallkojnë europianët.

Fat për shqipërinë së është e vogël dhe më besoni kur them se në mes të kësaj Europe sot është fat të jesh i vogël, jashtë Euros, mundësisht i padukshëm. Europianët mendojnë se Merkel po e përdor pushtetin dhe po ndan kontinentin. Kohët e fundit mediat flasin pak për Greqinë. Ne e nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me të por secili andej e ndjen se kjo ka për të qenë një epokë krejtësisht e re për të gjithë, ku për ironi të fatit, të vegjëlit do të mund të duken të mëdhenj një ditë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet