Palo parti

nga Doriana METOLLARI

Me djegien e mandateve, asgjë që nuk e kemi parë deri tani, partia Demokratike tregoi se vendi nuk do të ndryshojë, të paktën jo, pa një revolucion të pastër dhe qytetar. Vendimi i sotëm do të influencojë negativisht votën e Unionit dhe faji për këtë do të jetë i një loje të dobët partiake, që nuk ndryshon, ka 30 vjet, me të vetmin qëllim nga mëngjesi deri në darkë: marrjen e pushtetit me dhunë.

Ja pse një revolucion i pastër do ti largonte dëshirat e partive politike për të shkatërruar vendin, por gjithashtu do ti hapte dritën jeshile miratimit të Kodit të ri zgjedhor, ligjit për Vetingun në Politikë dhe do të shkundte nga themelet këtë qeveri, që duket se asgjë nuk mund ta shkepusë nga besnikët e vet, kriminelë.

Dialogu dhe debati politik konstruktiv është një kusht i rëndësishëm interesi kombëtar, por këto parti e luajnë sa herë tu duhet për interesat e klaneve të veta. Mesa duket kanë rënë dakord ta mbajnë shqipërinë peng, me një grusht militantësh që nuk i japin dot as frymë vendit, por e shkatërrojnë e krijojnë trazira sa herë i thërrasin me bori e i ngarkojnë nëpër autobusa.

Partitë tek e fundit kanë në zanat skenën, sepse loja në fakt bëhet në Drejtesi. Pse nuk flet kurrë prokuroria, nuk heton kur ka akuza, mbyll dosje, nuk kërkon heqje imunitetesh. Nëse ne largojmë llumin e gjykatësve dhe të rinjtë do të jenë përsëri peng, pa integritet dhe të pasme për ta bërë punën e tyre, atëhere kjo Reformë do të jetë një dështim i plotë historik. Pushtet nuk do të jenë kurrë të ndara, demokracia nuk do forcohet, dhe qytetarët do të vazhdojnë të jenë peng loje, për interesa të ngushta klanore, jo programe partish, sepse në partitë tona nuk ndiqet programi, por interesat e shefit.

Prandaj ky vendim i dha një goditje shumë të fortë proçesit të integrimit, dhe të ardhmes sone dhe pyes nëse do të votonin realisht për ndryshime dhe a do të punonin mbi platformat e programeve politike këto palo parti, nëse qytetarët do të rrethonin parlamentin, ketë herë për të protestuar vertet, dhe pa u paguar?

Author
Hermes News

Redaksia

Lajme të ngjashme

Opinion

Kriminelë!

e Mërkurë 6 Shkurt, 2019

Opinion

Lëshoni institucionet!

e Enjte 13 Dhjetor, 2018

Shkruaj një koment

3 Komentet

  1. Xhabir Zejnuni   e Martë 19 Shkurt, 2019

    Ky vend nuk do beje. hajer kurre nese nuk do zhduket komplet nga skena politike, ortakeria aktuale politike.

  2. Kolec Traboini  e Hënë 18 Shkurt, 2019

    Një shkrim sa lakonik aq i qartë, shqiptarët me partitë e tyre janë krejtë ngjashëm me akrepin e rrethuar nga zjarri që nuk i mbetet veç të thumbojë vetveten. Dhe këtë po e bën përditë nga pak. Kjo kurvë BE me sejmenet e dragomanët që na dergon bën sehir duke pritur shpopullimin e Shqipërisë për ti bërë këto troje kampe strehimi për muhaxhirët e Afrikës. Mjer Shqipëria!

  3. Euglen Mustafallari  e Hënë 18 Shkurt, 2019

    Por une mendoj qe sot po rikthehemi ne neo diktature, sa per pjesen e BE nuk intrigohem fare se me Shqiperine kane qene gjithmon te ngurte dhe perçares ! Nuk pres gje nga BE ! Pres qe ne Shpiperi te bjene 3 qeveri brenda nje viti dhe te mos presim rrotacione mbas 8 vjetesh! E keqja e Shqiperise sot eshte ky skizofren dhe maskara rilindas qe sillet sikur te jemi skllever te tij! Ndjese per gjuhen e perdorur !