Parimet e jetës

nga Arbi Muçaj

Shpesh njerëzit përpiqen shumë për të përcaktuar kuptimin e vertetë të jetuarit. Veprimet tona diktohen nga parimet me të cilat ne jetojmë dhe personi që ne synojmë të jemi. Cdo person ka parimet e tij në jetë tëcilat përcaktojnë karakterin tonë dhe zgjidhjet që marrim në momente dhe rrethana të ndryshme të jetes. “Mbaj kokën tende nder re, ndërsa këmbët e tua në toke” është thënia me filozofinë e së cilës unë jetoj dhe ndërtoj marrëdheniet me njerëzit dhe jetën time në terësi. Kokën lart në re, simbolizon ëndrrat e mia, aspiratat dhe krenarinë e të qënit ai që unë jam, ndërsa këmbët në tokë, nënkupton integritetin me të cilën marr vendimet e duhura në jetë. Sa herë që ndodhem në prag të dështimit apo dilemës për t’u dorëzuar, kjo shprehje me vjen në mendjen time.

Mbjajta e kokës lart në çdo rrethanë të jetës, më kujton mua qëllimet për të cilat jetoj, ti tregoj botës ç'jam në gjëndje të bëj, e t’a jetoj ate me gjithçka të bukur që ajo dhuron. Eshtë me shumë rëndësi të kuptosh dhe të jesh i ndershëm me veten duke dalluar qartë një balancë midis forcës dhe dobësisë që secili nga ne ka në veteveten e tij.

Ky barazpeshim përcakton njëkohësisht masën me të cilën njeriu vendos drejt prioritetet e tij si dhe mundësitë për ndërtuar vetëbesimin i cili është përcaktues në jetën çdo individi. Krenaria është gjithashtu një virtut i veçante që unë vlersoj tek kjo thënie edhe për shkak se unë vetë jam një person krenarë.

Edhe pse në çdo kuptim jam shumë vlerësues dhe rrespektues në raport me të tjerët, unë besoj se të qënit krenarë në vetëvete është jashtëzakonisht e rëndësishme por jo vetëm, një faktor zhvillimi i qënies njerëzore i cili qëndron midis respektit për veten dhe aftësisë për të njohur çdo faktore trysni transformuese që përballon qënia njerëzore në betejën e tij të përditshme për të mbijetuar.

Sikurse thashë më lart, duke mbajtur kokën lart, unë i lejoj vetes të shpresoj dhe të jem kërkues për qëllimet e vetes, sigurisht duke qenë i ndjeshëm dhe i fortë nga përballjet me të keqen dhe të panjohurën rreth nesh. Mbi e gjitha kjo filozofi më ndihmon mua të mos dorëzohem lehtë, por ti përdor uljet dhe ngritjet e jetës si mjete për të shkuar përpara me çdo kusht.

Në fakt, koncept im mbi integritetin njerëzor, tregon një pjesë të rëndësishme të karakterit tim, i cili është determinues në marrëdhëniet e mia me të tjerat. Të jetuarit me integritet, përckaton, veprimet, të besuarit, pritshmëritë, parimet dhe përgjegjsitë personale të individit, ja persë unë përpiqem të jem i besueshëm dhe i vlefshëm për shoqerinë në kuptimin thëlbësore të saj.

Në këtë llogjikë të jetuarit me këmbë në tokë, më kujton gjithashtu prejardhjen time duke më bërë të jem mirënjohës për gjithçka që ka formëzuar personalitetin tim me ngasjet për të mbajur kokën lart. Gjithësesi, duke qenë realist dhe praktik, unë përpiqem të ndërtojë themele të qëndrueshme për t’u vete-përmbajtur dhe qenë i ndergjegjshëm për vendimet që marr.

Integriteti është një urë që lidh kësisoj vyrtytet e mia njerëzore me sjelljen dhe reagimet e jetës së përditshme. Unë synoj të jetoj jetën time me këmbë në tokë duke u paraqitur nga jashtë në të njëjtën mënyrë me të cilën ndjehem mirë nga brënda. Duke qëndruar fort mbi tokë, arrij të përballonj çdo tendencë negative që pengon për të qënë i suksesshëm. Në botë ka sende të cilat nuk kanë çmim, dhe një prej tyre është karakteri im. Integriteti njerzorë përcakton karakterin tonë, ja pse unë mbaj këmbet në tokë, ndërsa kokën ndër re.

* Arbi Muçaj (arbimucaj@yahoo.com) ka lindur në Tiranë në vitin 1997 dhe studion në vitit e fundit në shkollën e mesme “Grand Canyon High School” në Pheonix Arizona. Eseja e botuar, është përzgjedhur nga shkolla e tij në konkursin e eseve të shkollave të mesme në shtetin e Arizonës. Arbi ka udhëtuar në shumë vënde të botës me People to People International prej fëmijërisë së tij dhe ka interes të veçantë të zbulojë kultura të ndryshme në botë. Ai beson së arti, muzika, gjuha, zakonet e tradita të ndryshme janë shpirti i çdo kulture të cilat e bëjnë botën tonë të bukur. "Nuk ka kulturë të keqe apo të mirë thotë ai - por vetëm ndryshe." Thjesht duhet ti pranojmë dhe njohim siç janë. /publiredaksional/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet