Pedofilia. Dalja nga ferri

A mund t'i nuhasësh abuzimet seksuale tek fëmijët ? Si mund të trajtohen rastet ? Sa kohë duhet për t'a kuptuar dhe mbi të gjitha a mund të dilet nga 'ferri' ? Këto dhe shumë pyetjeve të tjera rreth p

Çfarë ndyshon tek një i mitur me një traumë të tillë ?

Është një fenomen traumatik. Këto qënie të brishta jo vetëm përjetojnë abuzim emocional e fizik, por nuk dinë se çfarë po u ndodh me trupin dhe si t’a mbrojnë atë. Janë në konflikt për të zgjedhur midis të mirës dhe të keqes, jo se këtë e dinë, por modeli që mësojnë ka karakter të dyzuar sjelljesh. Vijmë tek pyetja konkrektisht. Së pari ka shtypje, dhunë fizike, poshtërim. Ngjarjet abuzive kanë prekur të mitur të moshës 3 - 16 vjeç, përfshi dhe të formës e quajtur ngacmim seksual 'të prekurit'. Duhet thënë për këtë të fundit të formës 'së të prekurit', sepse dhe prindërit veprojnë në mënyrë të pavetëdijshme kur i përkëdhelin fëmijët dhe i fërkojnë organin apo pjesët e trupit. Tek fëmija mashkull përjetohet frika nga tredhja, ndaj këshillohet që nuk ndihmon fëmijën që të ketë respekt dhe të kujdeset për trupin e tij/saj. Një traumë e tillë për një të mitur është e papërbulleshme pasi nuk arrin të veprojë për t’a ndihmuar veten, për nga frika e madhe që ka, pasi nuk arrin dot t’a shpjegojë. Ka turp.

Si ndikon kjo sjellje gjatë formimit të karakterit të tij ?

Një i mitur është ende në formim të karakterit, është një qënie lehtësisht e manipulueshme dhe që kontrollohet dhe detyrohet nga të rriturit. Zhvillimi i tij/e saj mësohet nga modele atashuese prindërore ose nga kujdestare. Nëse një të mituri i ndodh që të abuzohet, fillon të shfaqë sjellje negative dhe mund të pësojë çarje personaliteti, gjithmonë nëse abuzimi është sistematikisht dhe barbarisht.

Po e përditshmja si ndryshon ?

Duhet të themi, pasi kjo ka dhënë siguri në intepretimin analitik, të miturit e abuzuar ndryshojnë nga njëri-tjetri, kjo për shumë mënyra që diferencojnë jo sjelljen por edhe mënyrën sesi e përjetojnë gjendjen emocionale dhe si e kuptojnë atë çfarë i ka ndodhur. Sjellja është tipari kryesor që dallohet se diçka e rëndë apo e çuditshme i ka ndodhur. Ka tërheqje nga aktivitet, mbyllet në shtëpi, nuk ka interes të takoj njerëz të panjohur dhe familjarë.

Cilat janë shenjat e para që shfaq një i mitur me një problem të tillë ?

I mituri e shfaq lehtësisht gjendjen e tij emocinale, ndjenjat e frikës dhe të turpit gjithashtu, edukatorët dhe prindërit janë ata që e njohin më mirë fëmijën e tyre, thjesht kërkohet vigjelencë dhe mendje-mprehtësi për të kuptuar ndryshimet që po i ndodhin fëmjës. Fëmija edhe kur ka temperaturë nuk e thotë, apo kur i dhemb barku, mos prit të të thotë sjellja shprehimore mjafton të kuptohet se çfarë mund të ketë që po e shqetëson. Shenjat janë të dallueshme, mungesë përqendrimi, qan pa shkak, mbyllet në dhomë, nervozizëm, enuresis (urinim natën), agresivitet etj.

Cila është këshilla më e mirë për prindërit në raste të tilla ?

Prindërit duhet t’i bazohen shumë shenjave ku dallohen ndryshimet e sjelljes së fëmijës, të tregohen tolerant dhe të ndihmojnë fëmijën të shprehin se çfarë nevojash kanë. Të përpiqen që të mos nxisin që fëmija i tyre të ketë apo krijojë komplekse, pasi vështirëson komunikimin dhe lindin probleme që të rrisin fëmijë që mund të bien pre rrezikut. Prindërit duhet të jenë me fëmijët në çdo kohë të kujdesen për nevojat e tyre, të mos neglizhojnë. Gjithashtu me fëmijët duhet folur hapur të mos kemi turp apo frikë se fëmija nuk do të kuptojë,gjej gjuhën më të thjeshtë dhe shpjegoji për rreziqet që mund ti kanosen, por kujdes pa i trëmbur dhe duke i treguar se i mbështet dhe i do dhe që nuk do që t’i ndodhi asgjë e keqe. Familja duhet të jetë solide, për të mbështetur dhe kujdesur për njeri-tjetrin, neglizhenca dhe indiferentizmi shkatërron mundësitë për shpëtuar në kohë problematikën.

Si mund të ndihmohet fëmija ?

I mituri i abuzuar, kërkon mbështetjen e familjarëve dhe të profesionistit psikologut. Psiko-edukimi ndaj familjes, dhe me terapinë konjitive - bihejviorale dhe teknika të tjera që krijojnë efikasitet për të krijuar dhe rikthyer besimin tek fëmija.

Sa zgjat kjo dalje nga 'ferri' ?

Kjo varet në varësi të nevojës që ka i mituri, perceptimi, koncepti që ka për ngjarjen që i ka ndodhur. Ndjesitë dhe pritshmëritë që ai/ajo. Sa i/e hapur është për të ndarë dhe për t’u ndihmuar. Abuzimi emocionale e fizik kërkon kohë, për nga vetë edhe mosha dhe kapaciteti për të kuptuar fëmija jetojë sërish pa frikëra të kësaj natyre. Profesionisti/terapisti, punon me kohë të shkëputur në të tilla raste kështu që seancat janë të zgjatura në kohë.

A do të mund t'a fitojë lirinë ai që ka pësuar një traumë të tillë ?

Kjo vjen me kalimin e kohës dhe fëmija rritet dhe aftësohet për gjendjen e tij emocionale, frikërat I njeh dhe di si ti menaxhojë, besimi fillon të zë vend, por vetëm nëse ka njerëzit që do dhe e duan si dhe ndihma e psikologut përgjatë psiko-edukimit të mëparshëm. Jeta ka rreziqe, por ka dhe lumturi ndaj ka të drejtë të riaftësohet për t'u gëzuar sërish.

A ka shume raste të abuzimit tek të miturit ?

Keqtrajtimi, abuzimi përfshin mosha të ndryshme, kjo nuk diferencon, por të miturit janë ata preken më shpesh. Kjo nuk i ndodh vetëm atyre që nuk kanë familje, kujdestarë, apo prindër.Abuzimi sjell traumë për të miturit dhe dramë për familjen e shoqërinë, ndaj sygjeroj, që të flisni me fëmijët tuaj. Mos mendoni se ata janë të vegjël dhe nuk kuptojnë, flisni me ta si të jenë të rritur, jepuni dashuri të pakushtëzuar, dëgjojeni dhimbjet, nevojat e dëshirat tyre. Mos thoni sesa teka që ke, vlerësojeni për atë që është jo për atë që do të donit ju, mos ngrini dorë mbi ta, se ngaqë bëri bluzën pis apo nuk ju dëgjoi dhe ju uli autoritenin përpara komshijve. Prindër jeni përgjegjës për fëmijët tuaj, jo gardianët për ta. Nëse mendoni se bëhen më të mirë po t'i rrahësh apo t'i bërtasësh gabonij. Ju bëheni të këqijnj dhe ata më të këqinj për veten dhe të tjerët.Vështrojeni fëmijët tuaj kur flenë dhe aty do të kuptoni sesi po veproni dhe më besoni do të ndryshoni.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet