Për të investuar në Shqipëri nuk mjafton vullneti i mirë

nga Paolo PICCI

Ekonomia shqiptare është tashmë një ekonomi moderne në të gjitha parametrat, prandaj biznesmenet duhet të marrin akt për këtë dhe ë hedhin bazat e nevojshme për të qëndruar në aktivitetin e tyre ekonomik. Ka marrë fund, fatkeqësisht për disa, epoka kur në Shqipëri mund të improvizohej, kohë kur imprenditorëve italianë u mjaftonte të shfaqnin vullnet të mirë.

Sot tregu shqiptar është shumë më i sofistikuar dhe kompleks. Duhet të kesh kompetenca për të mbijetuar dhe për t'u rritur: nëse nuk i gjen dot brenda teje atëherë duhet i kërkosh jashtë, duke u besuar profesionistëve.

Klienti nuk është më një pjesë pasive e tregut, por pjesë aktive dhe biznesmeni nuk mund të presë t'i vijë vetë, por duhet të mësojë ta tërheqë. Komunikimi i kompanisë dhe marketingu janë instrumente të domosdoshme pcr të cilët duhet shfaqur kujdes he vazhdimsi. Vetëm ata që e bëjnë për profesion i kanë instrumentat e duhur.

Ky artikull shpresoj t'u vijë në ndihmë shumë italianëve që duan të vijnë të investojnë në Shqipëri: nuk mund të vish e të mendosh se mund të investosh këtu sepse kushton pak. Shërben kompetencë dhe përgtitje për tregun shqiptar.

Këto konsiderime janë të vlefshme, natyrisht dhe mbi të gjitha për italianë.

Karilon Communication është në dispozicion për imprenditorët, italianë dhe shqiptare, që duan të punojnë në tregun shqiptar me profesionalizmin e nevojshëm.

Karilon Communication është në gjendje të ofrojë shërbimet e veta dhe në Itali për kompanitë italiane në tregun italian. http://kariloncommunication.com/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet