Po ne si t'ia bëjmë ''atyre policëve'' ?

nga Doriana Metollari

Hajdutët duken se kanë gjetur një leje-kalimi me qytetarët, të paktën deri sa, u kërkojnë shuma të majme parash. Kur qytetarët kuptojnë se ndoshta nuk janë policë, ata tashmë kanë nxjerrë armën dhe kanë vjedhur paratë, e biznesit apo individit. Mirë që rrobat e policisë mund dhe ti sajosh, po qytetarët si mund të kuptojnë se kush janë hajdutët, e kush policët -hajdutë ? Gjatë këtij viti ka patur dy raste të tilla, ku hajdutët janë paraqitur si policë apo efektivë të FNShsë. Mbase policia duhet të fillojë të mendojë për një mënyrë për të tuajtur "markën". Dhe nuk do të ishte keq të fillohet që nga prezantimi me një mjet identifikues, përveç uniformave kuptohet, sepse uniformat tregojnë se nuk e bëjnë gjithmonë policinë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet