Po vjen vala dytë

nga Doriana METOLLARI

Përveç efektit të rëndë psikologjik që sjell kufizimi i lirisë së lëvizjes, pyes si mund të ndikojë në të ardhmen e ekonomisë? Mbase bëra një pyetje të madhe, po fokosohem pak: si mund të ndikojë kjo në xhepat e një qytetari mesatar në vend, atij që është mësuar të marrë një rrogë në fund të muajit dhe të llogarisë të gjitha shpenzimet mujore? Cfarë do të ndodhë me të?

Nuk jam e sigurt, nëse planhartuesit e mëdhenj, nisen e mendojnë gjatë kur llogarisin planet e dhënies së ndihmave, por shpresoj që nëse kjo nuk ndodh opozita të tregohet në nivelin e duhur, për ti kujtuar se qytetarët shqiptarë jetojnë me një rrogë minimale prej 200 Euro dhe pse dihet që partitë i kanë distancuar shqiptarët gjatë mandateve, dhe kanë tentuar ti korruptojnë vetëm në fushata elektorale. Të mos flasim për këtë, sepse na duhet të nisim prej diku.

Epidemiologët e huaj mendojnë se në Vjeshtë të këtij viti është në pritje vala e dytë e epidemisë, ndërsa dje po lëxoja se rreth 15% e qytetarëve në Itali tashmë janë imunë ndaj virusit Covid-19. "Imuniteti i Tufës", ngelet një opsion për tu marrë në konsideratë në të ardhmen, por ndarja e të moshuarve dhe personave me imunitet të dobët nga kjo tufë, është një must gjatë kësaj beteje, në kohë.

E ndërkohë vendi duhet të jetojë dhe nevojat, edhe ato elementare nuk janë të pakta, dhe jo pa shpenzime. Përtej propagandës, sa mund tu sigurojë një jetësë dinjitoze pa punuar, qytetarëve të vet? Sa mund ti mbajë në këmbë spitalet psh?

Sot ka diçka për tu dhënë, por nga çfarë deklaron, po përfitojnë më pak dhe nuk duam më propagandë. Mirë le të mos mendojmë për të paktën, që po bëhet gjithnjë dhe më e pakët. Të mendojmë të heqim ca kufizime, që janë shtuar së tepërmi. Ekonomia nuk mund të qëndrojë në këmbë gjatë brenda mureve, pa lëvizje. Jeta nuk mund të vazhdojë të bllokohet deri në këtë pikë, pa pasoja. Dhe askush nuk mund ta dijë se çfarë do të ndodhë kur të vijë një ditë, dhe pasojave të reja nuk do të kemi se çfarë tu bëjmë më.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Arjan furxhi   e Shtunë 18 Prill, 2020

    E vertet problem i madhe gruaja ka dyqan me qera paguaj dhe detyrimin e pronarit mbi qeran se shteti sdi tja mari dhe na fut ne konflikte pa lidhje ,paguaj detyrimet bashki ku vetem taksa e perkoheshme eshkolles kuun i bera me leket e familjes keto shpenzime por kjo seshte me e perkoheshme po kalon 2 mandate paguaj dhe sig e tatimet nderko jane para te pastra qe duhet te dalin nga nje pune e xhiro xha e madhe pra pune e minde shume uji dhe dritat po ashtu si ne shtepi apo ne dyqan perseri taksa 2 here un nderko jam nje familje taksa meret per cdo aktivitet kjo ska kuptim por kur je dhepa pune ne forme te detyruar perseri qeveria kerkon te mari po njesoj kur mbyllja eshte me urdher te tyre deri tani familja eshte 3 miljon humbje borxhe dhe po te filloj pune un se kap ritmin eshte pune me sherbim nuk eshte pike shumice dhe kompesin ne ko te metat apo dificitet eshte pune qe ne 1 ore x lek do maresh smer dite me shume sepse aq pune behet pra politika jo vetem.kure ska lene qe te ngrihet koka me pune por me konkurenca pa lidhje mjafte te mari parar e veta nga cdo burim ca me ligje ca me ane qe i marin nen dore por ty te ngiten 10 biznese te njejte ne 10 m katrore ku dhe banore na bie nga nje per dyqan a ndodhe shteti mer parate vjeji ku te duash ne rime e marim inate njeri tjetrin se ku hyne e ne cdyqan blen apo sherbehet filani kjo quhet perca e sundo ka plte pa funde per te folur po.mjaftueshem pak per kete situate