Prag festash në Tiranë - nga Doriana METOLLARI

Tirana po vishet për festa në një ambjent thuajse të zymtë. Kanë filluar të shkëlqejnë bredhat nëpër qendra tregtare, ku dyqanet anonçojnë ''ulje fantastike 50 % për festa'' por nuk funksionon sepse njerëzit e dinë se ato janë ulje fiktive dhe kontrollohet janë inekzistente. Kështu po bëhemi gati të presim festat. Sipër shtyllave, janë vendosur flamujt dyngjyrësh që thuajse askush nuk i vë re, poshtë janë baret ku njerëzit tradicionalisht ankohen. Në pjesën më të madhe sepse nuk kanë gjetur dot një punë, në fund shajnë qeverinë. Baret janë plot, dhe koha mesatarë që duhet të shpenzohet (ose mos hyr fare) është 60 minuta. Tirana nuk është qytet i shtrenjtë. Të paktën jo sa Shkodra dhe pse shumë kush mund të pretendojë të kundërtën. Njerëzit janë në pjesën më të madhe të rasteve të impenjuar në punët e veta, por thellë - thellë ka shumë thashetheme për tjetrin, dhe shpesh herë paragjykojnë veten dhe vetëmishërohen. Sa gjynah që jemi ne ! Kshu jemi ne, ca të bëjme ! Në fakt jo se bëjnë diçka. Në Tiranë, secili do ta thotë se nga vjen ai, nga vjen e shoqja dhe sa kohë ka në tiranë, dheeee si veprohet nga ana e tij, çfarë të lë të kuptosh se njerëzit jetojnë në kulitë e tyre dhe janë pak të hapur më njëri - tjetrin, përjashtues, paragjykues. Baret janë i vetmi biznes që lulëzon lë të themi për bukuri, kjo dhe sepse përdoren për shpërndarje droge, apo pika prostitucioni. Një pjesë e bizneseve në Tiranë janë të lyera më ngjyrë vjolë, shumë në modë që kur fitoi Rilindja. E keni vënë re ? Po dhe diçka ! Interesante dhe ajo çfarë ka ndodhur brenda këtij muaji. Beteja me shifra punësimi, droge. Ben Blushi iku dhe nga Rilindja duke i sharë e nëmur të gjithë. Lindita Nikolla tha se askush nuk do të dënohet se i asaj i hodhën salcë. I bëri mirë për flokët. Studentët janë xhindosur keq. Lulzim basha kërkon të rrëzojë qeverinë në fshat. Kemi shumë probleme, shumë, por shqiptarët nuk i dëgjon më askush. Ndoshta sepse as vetë ata nuk flasin më për problemet e vërteta. Për dreq tani kemi dhe festat kombëtare, do valëvisim flamujt kuqezi, do na vijnë dhe kosovarët e do festojmë bashkë. Vdesim për ta bërë shqipërine e madhe, do ti këndojmë dhe xhamadanit, por nuk do të ketë ndonjë gjë të veçantë në këto festa: sapo mblodhëm dhe diasporën, nuk ka vend më vend për shpenzime.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet