Presidenti ja kalli Kerrit

nga Luan Kurti

John Kerri nuk donte ta takonte presidentin Nishani, por ky ja kalli. Ja zuri shkallët e avionit dhe i tha “ndal beg se këtu ka hendek”. S’do ti po nuk të lë unë! Oj, u bëmë këtu si këmbët e dhisë! Mos u bëj Zot në shtëpinë e botës! Tako dollibashin sefte pastaj të tjerët në sofër! Ja mirë se të pru Zoti! Hajde ta bëjmë një kadro o babaxhan, se më duhet për album! T’ia tregoj kalamanëve kur të pleqërohem. Kerri u hutua dhe sa mezi zgjati një gjysmë dore. E mori për të stafit të aeroportit, për fansë kokërkrisur që kërkonte autograf! Dikush nga shoqëruesit i tha se ky ishte Presidenti i shqiptarëve. Ëhë, nënqeshi Kerri dhe rregulloi kravatën: po hajde o figurë, o Njësh, sa mirë që të ra në mend që të më takoje!

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. eva  e Martë 16 Shkurt, 2016

    haaaaaaaaaa