Protesta, lidershipi, integrimi

nga Doriana Metollari

Nëse PD/LSI kërkojnë të rrëzojnë qeverinë në një sistem demokratik pyetja e parë që të vjen ndërmend është nëse kanë shpikur një më të mirë, pasi ky i yni ka rregulla të qarta loje. Të debatosh për këtë është deri diku humbje kohe. Në një formë tjetër, këtë e thanë dhe ndërkombëtarët. Djegia e mandateve ka ndodhur në Itali para ardhjes së Musolinit, dhe që atëherë nuk u bë më kurrë ai gabim, nga asnjë vend europian. Të vetmit ata që shohin normalitet në këtë protestë janë PD/LSI, (lidershipi i tyre).

Po mirë ta zëmë për një moment se protesta e 16 Marsit e arriti qëllimin e saj. Ta zëmë se kryeministri dha dorëheqjen, u bënë zgjedhjet e reja dhe erdhën në pushtet të djathtët. Më çfarë fytyre këta politikanë do të kërkojnë integrimin e vendit në BE? Apo më saktë pse duhet të na pranojë BEja? Për shkak se në pushtet erdhi Basha, apo një krah politik? Lë të mos i mendojme deri në këtë pikë politikanët tanë naivë. Nëse kjo lëvizje u bë tani, shihet qartë që është qëllimisht për të penguar integrimin e vendit, dhe pyetja që më vjen natyrshëm është: për interes të kujt?

Është krijuar përceptimi se në këtë protestë do të ketë akte dhune. Cfarëdolloj forme që një parti vendos për të qeverisur, ai pushtet shijon. Frika e qytetarëve sot është pikërisht se mund të përdorin gjithçka për të ardhur në pushtet. Berisha nuk e pat problem 21 janarin, dhe nuk u duk se e la pushtetin. Tani pyetja nuk është kush ka të drejtë, PD apo PS? Kriza zgjidhet nga pikëpamja e rregullave demokratike, jo me partizanë partish. Bojkoti nuk është rrugë që parashikohet nga demokracia.

Aktualisht në Shqipëri nuk ka një opozitë të legjitimuar nga vota. Më vullnetin e tyre dhe ndërgjegjen ata kanë dobësuar demokracinë në Shqipëri dhe tani sytë janë tek të rinjtë opozitarë të vënë dorën në ndërgjegje, ose më saktë të gjithë ata që po strehohen në një opozitë që nuk është më demokratike.

Lidershipi ka shumë përgjegjësi për gjithë këtë. Vendimi i tyre ishte më shumë ne naiv, sidomos kur menduan se të gjithë do ti ndjekin. Për oportunizëm, ose për ndonjë arsye tjetër që opinioni publik nuk e di, opozita e re po krijohet. PD/LSI po ndjek rruget e largimit të të pabindurve, dhe është llogjike që të pabindurit të krijojnë një parti të re. Do të ishte llogjike që lidershipi të pranojë të pranojë ka gabuar, dhe të dorëhiqet. Por mund të bëjne dhe sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është jokorehente.

E megjithatë kjo situatë e ka një zgjidhje. Kushtetuta. As PD as LIS nuk mund të përdorin protestat për destabilitet. Por dhe nëse e bejnë, ekzistojnë ligje që e pengojnë. Ende nuk dihet se deri ku Partia demokratike arrin me këto protesta. A ka vijë të kuqe kjo dhunë? Thanë jo. Le ta shohim. Ende nuk dihet nëse brenda partive të gjithë e përkrahin djegien e mandateve dhe protestat. Por mbi të gjitha nuk dimë ende nëse fshihet diçka tjetër, krejtësisht e re për skenën e politikës shqiptare pas këtyre protestave, që dukshëm po fuqizojnë kundërshtarin tjetër politik në zgjedhje, dhe po aq dukshëm ka përballë qytetarët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. demokrati  e Shtunë 16 Mars, 2019

    shko moj dhi