Pse ikin shqiptarët ?

nga Eduard Hila

Ditët e fundit kam lexuar shifra të frikshme të emigrantëve që kanë mbërritur në dyert e shteteve të ndryshme te Europës, pjesa më e madhe e tyre vinin nga Siria, Libani, Iraku Jordania etj. Të gjitha këto shtete kanë një emërues të perbashkët, luftën, që po zhvillohet në vendet e tyre ku paralelisht një eksod të tillë po kalon edhe Shqipëria. Shqiptarët shesin çfarë kanë, lëne pas çdo gjë dhe ikin "natën për hënë'" në vende të ndryshme të Europës. Sa më larg aq më mirë. Ikja e shqiptarëve nuk është diçka e panjohur sepse shqiptaret kanë ikur disa herë. Ikja e parë ishte nga ardhja e turqve, ikjet e tjera kanë qenë si pasojë e qeverisjeve shqiptare. Ajo që shpesh pyesin europianët është: po shqiptarët përse ikin ?

Po të shfletosh artikujt e gazetave të ndryshme në Europe disa hapen me kryeartikuj që i referohen kërkesave për azil që bëjnë shqiptarët. Në Gjermani aty ku është më e ndjeshme çështja e shqiptarëve disa prej gazetave kanë këto tituj si psh: "Sttugarter nachrihten" thekson se mijëra refugjatë nga Shqipëria ikin për shkak të varfërisë dhe kërkojnë azil në Gjermani, "Zudeutsche Zietung” shkruan se po vazhdon eksodi nga Shqipëria duke theksuar se numri i emigrantëve është shtuar shumë. Gazeta "Welt" pyet nëse Shqiperia është vend i sigurt ? Gjithë këtë levizje dikush mundohet ta maksimizoj, dikush tjetër ta minimizoj, por faktet janë se shqiptarët po ikin. Po shqiptarët përse ikin ?

Përgjigjet janë të thjeshta. Së pari janë të varfër. Sipas të dhënave të INSTAT dhe OPEN DATA një në tre shqiptarë është në varfëri absulute dhe ekstreme. Po të hedhesh një sy në zërat e buxhetit të shtetit një përqindje të konsiderueshme zë fondi për "Përgjegjësit kryesorë janë politikanët, të cilët përpiqen ta ç'dramatizojnë situatën në sytë e botës, me një lehtësi shqetësuesendihmë ekonomike perkthyer më thjeshtë, nuk kanë një punë apo një të ardhur të sigurtë. Luan Shahollari, ekspert në fushën e ekonomisë dhe atë sociale, anëtar i Bordit Akademik të Institutit Shqiptar të Sociologjisë thotë për DW se “në Shqipëri varfëria është më e përhapur në qarqet e zonës veriore dhe verilindore: Kukës, Shkodër, Dibër dhe Lezhë, ku numri i familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike arrin në mbi 50 për qind të tyre. Shoqata e Konsumatorëve të Shqipërisë, një organizatë e shoqërisë civile me seli në Tiranë, sjell një realitet alarmant lidhur me nivelin e varfërisë. Nga një sondazh i saj, i publikuar kohët e fundit, rezulton që 53% e familjeve në Shqipëri jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute. Rreth 10% e tyre janë në nivelin e varfërisë ekstreme dhe 15-30% e qytetarëve shqiptarë marrin ushqime me listë. 80% e familjeve kanë borxhe 2- 3 mujore tek kompanitë private të shërbimeve si të energjisë elektrike, ujit, telefonisë, strehimit etj. Ekonomia nuk matet me shifra dhe premtime por me atë që kam në xhep është kryefjala e shumë shqiptarëve.

Shqiptarët ikin sepse u zhgënjyen nga premtimet elektorale të qeverisë në pushtet për rritjen e punësimit, shëndetësi falas, arsim falas, etj të cilat ishin vetëm një premtim për të maksimizuar votat. A është aq e keqe klasa politike shqiptare, apo është ajo asgjë më shumë se një shumatore e të gjitha veseve apo cilësive tona si popull ? Juria ende nuk e ka marrë një vendim për këtë, por një gjë është e sigurt.

Pakkush ose askush në Shqipëri i hyn politikës për të përmirësuar jetën e të tjerëve. Ofertat e dy kampeve për punësim ishin jashtëzakonisht të mëdha, nga 300 mijë vende pune deri në 500 mijë vende pune. Sot ndërkohë më shumë janë larguar nga puna, edhe ato pak vetpunësuar që ishin ulen qepenat dhe shpallen falimentin. Në këtë menyrë shqiptarët humbën besimin tek politika atëherë kur besonin me shumë.

Shqipëria, veçanërisht zonat rurale të saj, është e prekur nga një krizë e thellë socio-ekonomike, ku qytetarët e të gjitha moshave dhe kategorive braktisin vendit pa e ditur në të vërtetë se ku do të shkojnë dhe çfarë do të bëjnë. Përgjegjësit kryesorë janë politikanët, të cilët përpiqen ta çdramatizojnë situatën në sytë e botës, me një lehtësi shqetësuese. Politikanë pa përvojë, që zënë postet kyçe, abuzojnë me detyrën, vjedhin fondet publike, me të shkuar të lidhur me krimin, duke mos qenë të aftë të ringjallin ekonominë, që tallen me qytetarët gjatë fushatave elektorale, po e çojnë Shqipërinë drejt falimentimit. Ky vend nuk behet me dhe nuk ka me drite ne fund te tunelit.

Por në këto dy vjet, Shqipëria është shndërruar me shpejtësi në një vend të pashpresë, ku gjithkush rrëket të largohet e të kërkojë azil nëpër Europë. Sigurisht, ata shqiptarë që nxitojnë të lënë vendin e tyre nuk ikin për shkak të gropës së buxhetit të shtetit. Shumica e tyre, as nuk e dinë, por ndoshta as e kuptojnë këtë që po realisht ndodh me financat tona, por që të gjithë ata e ndjejnë njësoj tatëpjetën, që nuk po ndalet. Ata ikin dhe për faktin se nuk kanë më asnjë shpresë se prej ketij parlamenti mund të dalë ndonjë gjë e mirë për ta.

Ata ikin se Shqipëria e tyre është shndërruar në magazinë gjigande droge dhe se harta e hashashit nuk po kursen as lagjet e qyteteve kryesore të vendit. Njerëzit po ikin se këtu nuk ka asnjë shpresë se mund të bëhet drejtësi. Se këtu mund të kalbesh në burg për një faturë të energjisë, nëse je njeri i thjeshtë, dhe duhet të vrasësh mbi 5 vetë që të arrestohesh nga policia, nëse ke lidhje politike.

Njerëzit ikin me nxitim edhe se këtu nuk bëhen zgjedhje, por votime. Se këtu votat blihen ose vidhen me të njëhtën lehtësi.Njerëzit po ikin, sepse kanë kuptuar që halli më i madh i kryeministrit të tyre dhe atij qe ishte nuk është as lulëzimi I krimit, as zgjedhjet, as plantacionet e hashashit, as droga me avion, as çmimi stratosferik i naftës, as korrupsioni, as grabitjet e zyrtarëve të shtetit, as ekonomia e vendit, as xhepi i tyre, madje as eksodi biblik i tyre, por mbatja pas postit.

Po bien këmbanat e orëve dhe qeveria po mbjell palma, por paraja po zhduket nga tregu dhe shpresa europiane kërkon moralitet në qeverisje. Ja, ky është ngërçi, që e dinë të gjithë shqiptarët: ata janë qeverisur e po qeverisen me korrupsion, prandaj nuk kanë asnjë shpresë shpëtimi. Kush nuk e kupton se nuk ka më kohë për të humbur, e ka ngrënë kohën e vet. Ata që vjedhin dhe që kanë vjedhur paratë e shqiptarëve, po vijojnë të hapin një gropë ku do të bien të gjithë brenda – edhe vjedhësit, edhe të vjedhurit. Nëse këta pushtetarë janë të vegjël nga mendja, të paktën të shohin historinë.

A iu rrezikohet ekzistenca shqiptarëve sot ? Sigurisht që po. Këta që po ikin ndoshta kanë intuitën e njerëzve të parë që parandiejnë shtrëngatën. Dhe sigurisht që kanë të drejtë këta të sotmit, ashtu siç kanë pasur të drejtë edhe ata të djeshmit e të pardjeshmit: nga një gjendje e rëndë ku të rrezikohet ekzistenca duhet ikur.

Qeveritarët të cilët janë të dyshuar por madje edhe të akuzuar për vënien e një pasurie marramendëse nëpërmjet korrupsionit dhe posteve publike që mbajnë aktualisht dhe në të shkuarën, nuk janë sot në gjëndje të bashkëpunojnë për reformën në drejtësi sepse kanë frikë nga përballja e vërtetë me ligjin, me faktet e me realitetin e një Shqipërie të katandisur në këtë gjëndje, me faktin që me qindra shqiptarë janë larguar e po largohen nga atdheu për arsye të rritjes së korrupsionit, vjedhjeve, krimit, vrasjeve, varfërise që kjo klasë elitare politike e korruptuar po abuzon me pushtet dhe po i kalon kompetencat e saj që i’a dikton ligji dhe kushteta duke vendosur një regjim neodiktatorial për të mbrojtur elitën politike aktuale të djathtë, të qendrës apo dhe të majtë.

Asnjë politikan elitar nuk u dënua deri me sot për shpërdorim të posteve publike pavarësisht shumë padrejtesive, fatkeqësive dhe tragjedive qe i’u ndodhën shumë shqipëtareve. Po të filloj të numëroj të gjitha këto te këqija që këto politikan kriminel kanë bërë deri tani, jam i sigurtë që po të funksiononte sistemi i drejtesise këto do ishin të dënuar dhe Shqipëria do ecte më perpara në integrim, zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale,punësim dhe në çdo sektor tjetër.

Mosndëshkimi i kësaj elite politikano - korruptuarish qe vijnë në pushtet jo ndershmërisht por duke blerë, shitur e vjedhur vota dhe duke bërë pazarllëqe nga më të ndryshmet bën të mundur diferencimin e tyre dhe ka mbështetur fuqishëm moszbatimin e barabartë të ligjit gjatë 25 viteve të fundit demokraci, duke na sjellur përpara faktit që ne skemi drejtues të ndershëm që me të vertet deshirojnë të luftojne korrupsionin, krimin në Shqipëri dhe që të jenë të aftë të ndërtojnë dialog dhe konsensus për të bashkepunuar dhe reformuar cdo sistem, qofte politik, ekonomik apo te drejtësise për të miren e vendit pa ndërhyrjen e aktorëve te jashtëm, të BE dhe SHBA.

Uroj që të kemi një përfshirje direkte të SHBA dhe BE për të realizuar reformën në drejtësi dhe për të krijuar me të vertetë nje sistem drejtësie të pavaruar nga politika, që më pas të kemi nje reformë të vertetë politike. Por sot për çudi vërej se çdo politikan apo përson që qëndron mbi një post politik apo të administrates publike del në podium duke mbajtur konferenca për shtyp duke akuzuar qytetarët e thjeshtë si hajdut të energjisë elektrike, hajdut të shtetit që i’u shmangen taksave e kështu me radhë. Por ajo që më habit më shumë është fakti që akuzën dhe gjykimin ta bëjnë pikërisht këto përsona që kanë vjedhur çdo gjë që i ka mbetur Shqipërise. Tani nuk kanë çfarë t’i vjedhin më shqipëtarëve, edhe ato pak kursime jua vodhën në një formë më moderne këto kohë duke i tatuar bizneset për kamatet dhe borxhet e mbetura dhe të trashëguara nga “simotra” e saj qeverisja e dështuar mëpërparshme. Kam nisur të dëgjoj shpesh nga qytetarët që kam kontakt në vendin tim një proverb: “këto politikanët tonë shqyhen për të ardhur në pushtet dhe të qendrojnë sa më shumë vetëm e vetëm se si te vjedhin më shumë”.

Tani na flasin këto për korrupsion, këto qe vetë e shpikën këtë fjalë dhe e kanë bërë metodë pune dhe komunikimi, mund të ta quaj “lifestyle” më mirë. Kushtet dhe rrethanat aktualisht na paraqesin që politikanët tane flasin për korrupsion dhe vjedhje te tjerëve, por jo të vetes se tyre. Për mendimin tim dhe besoj që shumë shqiptarë janë të bindur për korrupsionin aktiv dhe pasiv të këtyre politikanëve dhe zyrtarëve të lartë që mbesin pa u ndeshkuar, asnjëri nga këto nuk mban përgjegjesi ligjore, po ashtu nuk mundem të mos permend faktin që një pjesë e madhe e sistemit te drejtësise shqiptare është e korruptuar dhe të drejtë ka kush është ne pushtet, kush ka para dhe kush ka lidhje të fuqishme me shtetin, botën e krimit.

Kemi shumë raste e akuza nga opozita e mëparshme që është sot në qeverisje që fliste,akuzonte, dëshmonte me letra e prova për korrupsionin e të djathtëve, për krimin, për aferat, për 21 janarin ku kam qënë prezent dhe kam shikuar e përjetuar nga afër tragjedinë e asaj dite që akoma dhe sot nuk është zbardhur dhe nuk janë dënuar fajtorët e vertetë, për abuzimin me postet dhe fondet publike, dhe për shumë e shumë fakte dhe akuza të tjera por sot realisht jemi përpara një fakti që askush nuk është ndaluar dhe nuk mund të prekët, askush nuk mund të ndëshkohet, sepse këto jane bosët dhe lordët e mafias shqiptare.

Kur them askush e kam fjalën për kupolën dhe të korruptuarit e vertetë e jo per disa persona që i kapin dhe i fusin në burg për abuzime fondesh siç ishte rasti i ish ministrit te Mirëqenies Sociale dhe Shanseve të Barabarta, duke bindur popullin që po kapin hajdutët e po luftojnë fuqishëm korrupsionin.

Më vjen keq por fatkeqësisht ky është realiteti shqiptar në ditët e sotme. Unë jam i ri dhe botëkuptimi im nuk e pranon një realitet të tillë dhe prandaj u largova dhe emigrova në SHBA, në një vend që është shembull për vendet e tjera, që është pikë referimi për çdo shtet që kërkon te bëhet pjese e nje familje me të madhe sicçështë Bashkimi Europian. Por një gjë ju siguroj, shqiptarët do kenë arsye edhe më shumë për të ikur ashtu siç kam ikur unë dhe ato që po bëhën gati të ikin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

2 Komentet

  1. petrit katunari  e Diel 20 Mars, 2016

    ketu rrezikohet gjithcka jeta, shneti, pasuria

  2. dona  e Mërkurë 16 Mars, 2016

    te drejte ke o mik