Pse partitë nuk duhet t'i mbrojnë deputetët që i denigrojnë? - nga Doriana METOLLARI

Flas për deputetë të mazhorancës, meqë i turbullon droga e pushtetit, dhe pushteti është një privilegj që të bie në kokë, dihet kjo. Janë ulur në karrige, kanë shfrytëzuar njerëz, janë kërtylur me rryshfete, i kanë nxjerrë paratë jashtë, pra janë atje ku janë dhe pse kanë pas krahëve një karrierë të vakët, të cunguar dhe më të kaluar të mjegullt, deri diku.

E kanë shumë të vështirë të lidhin dy fjalë në foltore, e megjithatë ja ku janë sot në atë Parlament, me privilegje më të shumta nga çfarë kishin. Të paktën të ndiqnin linjën e partisë, dhe të punonin për njerëzit, por as atë nuk e bëjnë, sepse nuk ecin dot me të tjerët. Sinqerisht më shumë shqetësuese sesa kjo, është mënyra sesi e përdorin partinë, votat e të cilëve ua dhanë qytetarët, si shkelin mbi dinjitetin e tij, si tentojnë të mjegullojnë realitetin më të cilin veprojnë, kundër. Dhe është për të qeshur sepse janë pikërisht ata që kanë më pak influencë që e shfrytëzojnë pa pushim, e përbaltin.

Këta njerëz janë një kategori që nuk duhet të mbrohen nga asnjë stemë politike. Ish sigurimsa, sepse roli i Shërbimeve të inteligjencës ka mision më të lartë nga shfrytëzimi i pushtetit për lojëra të ulëta. Janë këta njerëz që po përbaltin emrin e partive, duke u bërë presion qytetarëve nga mëngjesi deri në darkë, duke shfrytëzuar forma publike për lojëra të ulëta psikologjike.

Është e turpshme dhe e papranueshme që të preken liritë dhe të drejtat themelore të individit, në një vend ku priten të çelen negociatat për në BE dhe roli i partive politike është pikërisht ky: të sigurojë formën e duhur mbi të cilat funksiojnë intitucionet, dhe tu japë qytetarëve të atij vendi pa dallim, një jetë të sigurtë, përtej elementeve që i denigrojnë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. toni  e Shtunë 6 Janar, 2018

    bravo artikul shume i bukur