Punët e tjera

nga Doriana METOLLARI

Shqipëria nuk ka vetëm lista dhe komisione për të trajtuar. Shqipëria, një vend me më pak se 3 milionë, ka një mori problemesh që prekin kategori të shoqërisë civile.

Si fillim, dhuna në familje. Është impresionante të shohësh sesi shumë meshkuj shqiptarë që jetojnë jashtë dhe sillen siç ua kerkon ambjenti atje, ndërsa ne Shqipëri mediokër dhe të prapambetur. Unë shoh si një shtyllë të fortë orientuese edhe programet e partive në këtë fushatë elektorale. Partitë mund ta garantojnë dhe ta çojnë përpara këtë betejë gjatë fushatës edhe pas.

LSI mund te jetë njëra prej tyre dhe arsyeja pse e përmend është se udhëhiqet nga një grua dhe çdo grua ka sensibilitet më tepër. Ka struktura, dhe shumë potenciale që mund të influencojnë masën, dhe institucionet. Mbi të gjitha sepse është e vetmja parti që ka në krye një grua.

Por kjo temë është vetëm një. Paralel me të, qëndrojnë dhe kegoritë e personave me nevoja speciale. Mund t'ju mungojnë kembët, por me tru te japin ujë në bisht të lugës. Shqipëria është edhe e tyre dhe në vende të caktuara mund të luajnë role edhe drejtuese. Ne nuk jemi vendi i forcës më. Nuk mund të lejojmë që mediokriteti dhe mungesa e vullnetit ti pengojë këta njerëz të shprehen, të shfaqen kush janë dhe çfarë dinë të bejnë. Ti japim një shans pa paragjykim. Askush nuk zgjedh të mos ecë, por çdokush ka të drejtë të përpiqet të japë maksimumin e tij edhe kur nuk i ka mundësitë fizike të plota.

Nuk mund të lejojmë denigrime dhe ndaj komunitetit LGBT. Mbi këtë tokë ka vend për të gjithë, ne jetojmë në respekt të hapësirës së secilit dhe askush nuk e ndërton lumturinë e tij, respektin, apo autoritetin duke shkelur atë të dikujt tjetër.

Secili ka një kulturë, por asnjë kulturë nuk qëndron mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Ne qëndrojmë mbi të njëjtat parime universale, të njohura e të pranuara nga popujt e zhvilluar.

Ambjenti, turizmi, arsimi. Arsimi sidomos. Sinqerisht dhe shumë seriozisht besoj ka ardhur koha të marrin një pension me ose të pamerituar të gjitha ata qe frenuan, vetëm per të ruajtur privilegjet individuale, arsimin shqiptar. Fryma e re e ardhur nga jashtë, e mirëmenaxhuar, jo nën hyqem, por nën drejtim, është një domosdoshmeri në këtë vend. Femijët tanë dhe arsimi ynë duhet të stimulohen. Besoj se e gjitha kjo kërkon vetëm pak vemendje dhe në ditët apo vitet e ardhshme mund të dalin yje, në shkencë, art, kulturë, mjekësi, kudo. Me pak fjalë ne fund, besoj se duhet te qëndrojmë kreativë dhe rrugët e vjetra do të zhduken vetvetiu.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet