Punimet në Fier. Si po i sëmur qytetarët ajri i ndotur ? - nga Gezim HOXHA

Në Fier kohët e fundit po bëhen punime. Bashkia po ndërhyn në disa rrugë për rehabilitimin e tyre. Kjo është diçka e mirë sepse asfaltimi dhe sistemimi i rrugëve e përmirëson cilësinë e jetës. Megjithëse kanë kaluar 26 vjet, Shqipëria ende përballet me probleme infrastrukturore, ka rrugë me gropa, trotuare të pasistemuara, errësirë gjatë natës. Edhe atje ku është ndërhyrë, trotuarët janë shumë të lartë, gjë që e bën pothuajse të pamundur përdorimin e tyre nga personat me aftësi të kufizuara dhe nga pleqtë.

Po në të njëjtën kohë po shkatërrohen ndërtesa që prej viteve ia kishin zënë frymën shkollës Andon Xoxa. Ky nuk është lajm i ri, ka 2 – 3 ditë që është dhënë. Dje bashkia siguroi prindërit dhe fëmijët e tyre që freukentojnë këtë shkollë permes faqes së saj në Facebook se shkolla do të jetë gati në datën 13 Shtator. Tani po punohet shumë për pastrimin e inerteve.

Ka disa ditë që në atë rrugë është ndaluar qarkullimi dhe e gjithë ajo zone është praktikisht e pakalueshme për personat dhe makinat. Mbi gjithë atë zone ditë e natë rri pezull një re e stërmadhe pluhuri. Po për këtë gjë askush nuk flet e nuk thotë asgjë.

Sot fadromat e bashkisë u panë pranë nja 2 shtesa pallatesh të kthyera në dyqane dhe prisnin të fillonin prishjen e tyre. Si duket ato pengonin zbatimin e projektin për sistemimin e rrugës që lidh sheshin Nënë Tereza me shkollën e muzikës. Që në fillim dua të lavdëroj bashkinë për këto punë të mira që po bën. Madje unë do të kërkoja që puna e nisur të vazhdohej edhe me shkollat e tjera.

Shqetësimi im është për cilësinë e ajrit. A nuk mendoni dhe ju se gjithë kjo punë e përkeqëson së tepërmi cilësinë e ajrit. Dhe jo më kot, kjo shtëllungë gjiganteske pluhuri duhet të shkojë diku. Dhe vërtetë, gjithë ai pluhur ku shkon ? Ia keni bërë vetes këtë pyetje ndonjëherë ?

Ne thithim rreth 20 m³ ajër në ditë. Grimcat e thithura me anë të tij përfundojnë në aveolet pulmonare ku disa prej tyre, ato me diametër një mikron disa ose dhjetëra mikronë gëlltiten zakonisht nga makrofagët – kështut thuhet në një studim të ndërmarrë nga disa studiues të Mantovës me titull “Nanopatologjia: Shkaqet e mjedisit dhe mundësia e hetimit, i publikuar nga Stefano Montanari dhe Antonietta M. Gatti në Tetor të 2006.”.

Më pas këto trupa të huaj të gëlltitur, nuk munden të degradohen apo të shkatërrohen prej makrofagëve sepse ato kokrra përbëhen nga substanca jo-biodegradable dhe në fund janë makrofagë ata që vetëshkatërrohen. Përjashtohen ato grimca që mund të çohen në nivelin e traktit të sipërm respirator të cilat eliminohen me kollitje. Por shpesh makrofagët vdesin dhe grimcat mbeten në trup.

Nëse grimcat me madhësi nanometrike mund të kalojnë, dhe kjo ndodh në një minutë, direkt nga mushkërtë në gjak atherë ato mund të hyjnë në qelizat e kuqe të gjakut, një kalë i shkëlqyer Trojan për të kapërcyer çdo pengesë. Brenda një kohe të shkurtër këto grimca sekuestrohen nga disa prej indeve të trupit dhe përfundojnë në mëlçi, veshka, ganglion, nyjet limfatike, tru apo në organe të tjera.

Pas thithjes, rruga e supozuar për grimcat 1 mikronëshe dhe nanodetritet është ajo e aparatit të tretjes. Në sistemin e tretjes mund të gjenden grimca inorganike të madhësive 40-50 mikronë ose edhe më të mëdha që në ujë, a enzima, ose në aciditetin e stomakut janë në gjendje shpërndarë.

Një studimi të vitit 2004 zbuloi që nanogrimcat e marra nga thithja mund të arrijnë në tru së bashku aksonet e qelizave nervore. Situatën e përkeqëson fakti se grimcat nuk janë as të biodegradueshme dhe as biokompatibile. Kjo do të thotë se ato, sipas definicionit, patogjen, janë të afta të shkaktojnë një sëmundje.

Por nuk jemi ne të vetmit që ekspozohemi ndaj pluhurit. Duke mbetur pezull, është e pashmangshme që pluhuri të mos thithet së bashku me ajrin dhe është po aq e pashmangshme që grimcat e tij të mos përfundojnë në fruta, perime duke hyrë në zinxhirin ushqimor të njerëzve dhe kafshëve.

Pluhuri ka efektet e tij në përhapjen dhe absorbimin e rrezatimit diellor, e shikimit atmosferik (favorizon smogun dhe mjegullën) dhe në procesin e kondensimit të avullit të ujit. Rritja e kësaj ndotje shkakton formimin e një fenomeni të njohur në vitet e fundit si errësimi global, i cili përbëhet nga një ulje graduale të intensitetit të rrezatimit të drejtpërdrejtë në sipërfaqen e Tokës, duke rezultuar në një ftohje të vogël në të. Por ajo ka kontribuar në ndryshimin e klimës, si dhe në shkaërrimin e ngadaltë të materialeve të trashëgimisë kulturore dhe arkitektonike.

Pluhuri përbëhet nga grimca të trasha me madhësi mbi 10 mikronë, të paafta të depërtojnë në traktin e sipërm respirator. Grimca me diametër më të vogël se 10 mikronë mund të depërtojnë në traktin e sipërm respirator (hunda dhe laring). Grimcat me diametër më pak se 2.5 pm, njihen si pluhuri i kraharorit, dmth janë në gjendje të depërtojnë thellë në mushkëri. Për dimensione edhe më të vogla i referohemi pluhur thithës, që është në gjendje të depërtojë thellë në mushkëri deri në alveolat.

Pasojat e kësaj ndotjeje gjenden të materializuara si jo më mirë në Nju Jorkun e pas 11 shtatorit të vitit 2001, ku si pasojë e shpërthimeve të mëdha, disa qindra mijëra njerëz vuajnë nga sëmundje që ka të ngjarë të jenë shkaktuar nga ekspozimi për një kohë të gjatë në një ambient me pluhura nga më të ndryshme. Mund të përmendim sëmundjet onkologjike më shumë të zakonshme janë limfomat dhe leukemia, por gjithashtu edhe sëmundje neurologjike të tilla si lodhje kronike, pagjumësi, humbje e kujtesës, Parkinsonit dhe Alzaimer.

Një studim me titull Pluhuri DHE EFEKTET AFAT – SHKURTRA i publikuar në Korrik 2015 nga Observatori Epidemiologjik I Breshas jepen të dhëna të mjaftueshme për dëmet që ai shkakton në organizëm. Aty thuhet se nga 379,885 shtrime në spital për periudhën 2000-14, 61.8% kishin sëmundje me diagnoza të frymëmarrjes. Nga 123,793 vdekje që ka pasur për periudhën 2000-13 nga shkaqe natyrore; 45.541 prej tyre jan; shkaktuar nga sëmundjet kardio-vaskulare dhe 9627 nga sëmundjet e frymëmarrjes.

Sipas të dhënave të përshtatura sezonale për rajonin e Breshias në çdo rritje prej 10 mikrogramë / m³ PM10 ka pasur një rritje të konsiderueshme në rrezikun natyror të vdekshmërisë prej 0.9%, rritje e vdekshmërisë për sëmundjet kardio-vaskulare me 0.8% dhe një rritje të vdekshmërinë nga sëmundjet e frymëmarrjes me 3.4%.

Efektet afat – shkurtër i kësaj ndotjeje lidhet me fillimin e simptomave akute (tështitjes, kollitjes, infeksionet në rrugët e frymëmarrjes), ndryshimet në funksionin e mushkërive, sëmundjet kardiovaskulare dhe përkeqësim i atyre të frymëmarrjes, hospitalizimi për të sëmurët, rritja e vdekshmërisë nga këto sëmundje.

Ndërsa ai afat – gjatë lidhet me rritjen e mundësisë për tu prekur nga sëmundje kronike të rrugëve të frymëmarrjes (astma, COPD), sëmundje kronike kardiovaskulare, ndryshime të përhershme në funksionin e rrugëve të frymëmarrjes, problemet të rritjes së fetusit (peshë e ulët në lindjes), kanceri i mushkërive, rrritje të vdekshmërisë nga sëmundje kardiovaskulare dhe ato të frymëmarrjes.

Ka evdiencë të mjaftueshme se ndotja e ajrit shkakton efekte pak a shumë të rënda negative mbi shëndetin: nga çrregullime të thjeshta si të nuhatjes, skuqjen dhe inflamacionin e laringut, sëmundjet akute dhe kronike të frymëmarrjes (astma, bronkit, emfizemë, alergji, tumore) dhe kardiovaskulare, nga reduktimi i funksionit të mushkërive e deri në vdekje.

Gjithmonë do gjendet dikush që të rregullojë gabimet e një tjetri, por kemi 26 vjet që përpiqen të ndreqin gjërat që kanë prishur të tjerët. Evropa Lindore doli nga komunizmi vetëm 1 vit para nesh. Ata përballen me 1001 probleme por nuk kemi dëgjuar që aty të ketë më rrugë me gropa e aq më tepër ndërtime pa leje apo dhe më keq zaptim të hapësirave publike.

Dhe për ta mbyllur dua të shtroj disa pyetje. A duhet të mbajnë ish pushtetarët përgjegjësi për sjelljen e tyre prej agallarësh dhe shkaktimin e gjithë atyre problemeve, pasojat e të cilave ne i vuajmë edhe sot? Pse të shpenzohen para akoma për rrugë, në një kohë që ato mund të shpenzoheshin për të hapur vende pune? Pse duhet të shpenzojmë për të pishur diçka dhe jo për të ndërtuar diçka tjetër?

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet