Trump fitoi, qetësohuni tani - nga Doriana METOLLARI

Para së gjithash këto zgjedhje treguan sesi mediat mund të manipulohen deri në fyt, përfshi dhe sondazhet sigurisht. Trump shpesh herë është parë i frustruar nga kjo, dhe disa herë u mat të largohej me kokën lart, por ja që amerikanët qënkan lodhur më shumë duke ndërtuar bidonville dhe lufrat, sesa nga një ekstremist si Trump. Paskemi jetuar në një tullumbace të fryrë më shumë sesa ç'duhet deri tani ?

Clinton, nga ana tjetër ka qënë një kandidatë e veshur me vlera amerikane që shpesh herë janë goditur rëndë nga skandalet. Tani pyetja që secili ka është kjo: Çfarë do të bëjë Trump ?

U habit dhe nga vetja, presidenti i 45 i amerikanëve teksa ngjitej në podium për tu folur amerikanëve, spontanisht. Falenderoi prindërit e tij, vëllëzërit e motrat, top modelen bashkëshorte, dhe të tjerët. Pastaj premtoi se do të ndërtonte rrugë, autostrada (amerika nuk paska rrugë ) dhe do të hapte vende të reja puna. Mesa doli, ishte ky mesazhi i parë.

Kjo për popullin amerikan, që po varfërohet çdo ditë e më shumë, mjafton. Boll me luftë, tani është koha të mendojmë për veten, vendosen amerikanët. Ndoshta popullata me ngjyrë nuk do ta ketë jetën e lehtë nën administratën e tij, por a nuk ishin dhe ata që e votuan ?

Tek e fundit Trump nuk do të qeverisë vetëm, ai duhet të bëjë hesapet dhe me FBInë amerikane, apo të ashtëquajturin Deep state, dhe kush e di, mbase dhe ky biznesmeni i fortë do të jetë ai presidenti amerikan që si shumë të tjerë ka ardhur me premtime dhe ka bërë asgjë.

Të paktën urojmë se do të mbajë një premtim, atë të pushimit të luftrave rreth e përqark botës, ndërkohë që Amerika do të ndërtojë Amerikën e vet.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet