Qeveria merr pushimet? - nga Doriana METOLLARI

Tani që politikanët mbaruan së lexuari slloganet e fitores për zgjedhjet, dhe populli foli ndoshta më ndershmërisht se herë të tjera, socialistët duket se kanë zënë një çadër nën diell dhe po shijojnë plazhet. Kemi një qeveri akoma teknike, që me gjasa do ta mbajmë deri në Shtator. Pra dhe dy muaj të tjerë populli do të qeveriset nga ata që nuk i ka votuar. Më parë na u desh të dëgjonim demokratët që ishin ngulur në mes të sheshit, me një çadër, dhe bërtisnin 'duam qeveri teknike', pastaj i morëm për të mirëqenë ca ministra që askush nuk i kishte votuar. Tani kemi një qeveri, që vazhdon punën ende për inerci të marëveshjes Rama-Basha, e formuar që demokratët të hynin në këto zgjedhje. Nëse sipas fjalëve qeveria e re do të formohet në Shtator, atëherë Rama duhet të firmosë një tjetër marëveshje, por këtë herë me popullin shqiptar, ku të shpjegojë: në këto dy muaj pushime interesat e kujt po bëhen?

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

14 Komentet

  1. Teuta  e Hënë 10 Korrik, 2017

    N.q.s. marreveshja eshte deri shtator eshte normale ti permbahen .

  2. Sadedin Çeliku   e Premte 30 Qershor, 2017

    do te largohen sapo te çertifikohen rezultatet definitive nga KQZ-ja

  3. Albert Gjoka   e Premte 30 Qershor, 2017

    Pyeja eshte e drejte. Po ata jane ministra te votuar ne kuvend dhe te dekretuar nga presidenti i republikes. Per aq kohe sa jemi ne faze tranzitore pa kuvend fun ksional dhe president te ri te pabetuar, keto ministra do te jene ne detyre. Deri ne mesin e shtatorit.

  4. Selami Kastrati   e Premte 30 Qershor, 2017

    Po edhe po te fitonte pd kjo qeveri do funksjononte deri ne shtator

  5. Alsid Mullini   e Premte 30 Qershor, 2017

    Ata pushim e kan gjith vitin hahah😉😊

  6. Gege Tefaj  e Premte 30 Qershor, 2017

    Kjosh jete gjate se nuk perjashtohet kjo mundesi

  7. Artan Myftiu   e Premte 30 Qershor, 2017

    Po sikur këta "teknikët" të kenë ndërruar ngjyrë?

  8. Gege Tefaj   e Premte 30 Qershor, 2017

    Tash i len ne qeveri faqja e zeze dhe ajo i ka futur aty

  9. Valentin Macaj   e Premte 30 Qershor, 2017

    Të marrin edhe një muaj pagë të plotë!

  10. Daniel On Shehu   e Premte 30 Qershor, 2017

    Pse te prishin Pune ty kuklla mezi po pret fitoreee te edvini homoss

  11. Ilir Kaçorri  e Premte 30 Qershor, 2017

    si thua ti ta leme vendin pa qeveri derisa te mblidhet parlamenti i ri?

  12. Selami Kastrati  e Premte 30 Qershor, 2017

    Cfar pytje !!!??? Deri kur te krijohet qeveria e re do jete teknike qeveria

  13. Eda Elbasani   e Premte 30 Qershor, 2017

    Per sa kohe nuk eshte formuar qeveria e re e dashur, e vjetra eshte ne funksion deri sec e fundit.

  14. Ismet Krasniqi  e Premte 30 Qershor, 2017

    Deri sa te formohet Qeveria e re aty I ke !