Qeveria uli buxhetin në fshehtësi

''Pa ju dridhur dora, Rama-Meta shkurtuan 960 milionë lekë (-74%) nga fondi i pagave për arsimtarët, mjekët, infermierët, ushtarakët, policët dhe të gjithë punonjësit e administratës publike''

TIRANE - Në fshehtësi të plotë nga qytetarët dhe media Rama - Meta kanë miratuar natën e 29 korrikut uljen e buxhetit të shtetit me afro 163 milionë dollarë. Të nesërmen Rama mbajti një monolog dy orësh për ekonominë që po rritet, papunesinë që po bie dhe grupin parlamentar të PS pa asnjë të dënuar për trafiqe. Por asnjë fjalë për vendimin që kish firmosur 12 orë më parë për të shkurtuar fondet e pagave dhe pensioneve dhe për të ulur investimet në shkolla, rrugë, ujësjellës dhe bujqësi.

Pa ju dridhur dora, Rama-Meta shkurtuan 960 milionë lekë (-74%) nga fondi i pagave për arsimtarët, mjekët, infermierët, ushtarakët, policët dhe të gjithë punonjësit e administratës publike.

Shkurtuan me 200 milionë lekë (-20%) asistencën për të papunët, ndërkohë që papunësia rritet përditë.

Shkurtuan me 2 miliardë lekë (-67%) kreditimin për energjinë ndërkohë që ndërprerja e energjisë ka pllakosur vendin e në veçanti zonat turistike. Shkurtuan me 2.67 miliardë lekë investimet në ujesjellës-kanalizime (-18%).

Shkurtuan me 1.3 miliardë lekë investimet në arsimin e mesëm. (-36%).Shkurtuan me 520 milionë lekë investimet në ujitje dhe kullim (-26%). Shkurtuan me 1.79 miliardë lekë investimet në rrugë (8.7%).

Vjedhin taksat dhe doganat për vete dhe shkurtojnë fondet për qytetarët. Kjo është qeverisja e korruptuar Rama-Meta.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet