Qytetarët nuk kanë faj për këtë politikë

nga Doriana Metollari

Reformën në drejtësi duhet ta miratojnë shqiptarët, nëse kjo politikë nuk bie dakord. Historikisht nuk kanë rënë dakord, përveç rasteve kur ka patur një diktator. Gjatë këtyre 25 viteve rinia ka mundur të krijoje ide më të qarta, sepse shumë janë diplomuar jashtë për politika dhe me siguri janë më pak përjashtues se këta që kanë mbërthyer vendin sot. Është momenti që qytetarët të largojnë ndjenjën e fajit nga vetja. Nuk është faji i qytetarëve nesë politikanët, e akuzuar për korrupsion nuk përfundojnë asnjëherë në burg. Nuk është faji i qytetarëve nesë zyrtarë të lartë apo ish ministra të akuzuar për korrupsion vazhdojnë të rrinë në poste publike apo u mbyllen dosjet. Qytetarët nuk kanë zgjedhur të votojnë zyrtarë të korruptuar, ose që korruptohen sapo marrin pushtetin. Qytetarët nuk duhet të votojnë korrupsionin dhe nuk votojnë korrupsionin dhe krimin. Për premtimet që bëjnë partitë politike, marrin vota përditë, jo një herë në katër vjet. Nëse kjo "votë e përditshme" nuk meritohet, atëherë duhen ndërruar ata që e propozuan, dhe që janë në vende të gabuara sot. Nëse kjo reformë nuk votohet, duhet që qytetarët të protestojnë deri në votimin e dakortësinë për të. Ata që u morën votën i detyrohen të ardhmen e fëmijëve dhe vetë atyre.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet